• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi tronditës/ Hoqi dhëmballën e infektuar, operohet në grykë 20-vjeçari nga Fushë-Kruja! Mori dhe Hepatitin C

by Java News
29/06/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heqja e dhëmballës së infektuar i kushton shtrenjtë një 20-vjeçari nga Fushë Kruja.

Dentisti ia hoqi pa grafi, iu infektua gjithë goja dhe fyti. Për 5 javë shtrohet në QSUT te spitali Francez ku operon fytin, ndërkohë që merr vesh se gjatë heqjes së dhëmballës ka marrë edhe Hepatitin C.

Në “Fiks Fare” u ankua babai i 20-vjeçarit, Alfred Karaj, i cili për gjithçka që i ka ndodhur djalit të tij fajëson dentistin Andi Çela. Karaj pohon për Fiks Fare se dentisti i ka hequr djalit të tij dhëmballën e infektuar pa i bërë një grafi paraprake, gjë që ka çuar në përkeqësimin e  gjendjes shëndetësore të 20-vjeçarit.

Pas heqjes së dhëmballës, djalit të tij i është infektuar e gjithë goja e më pas edhe fyti, ku për 5 javë rresht ka qëndruar i shtruar në spital ku dhe është operuar nga fyti e ndërkohë ka mësuar se gjatë heqjes së dhëmballës djali i tij ka marrë edhe Hepatitin C. Pyetjes së gazetarëve se pse është i bindur që hepatitin mund ta ketë marr tek dentisti Alfredi përgjigjet se djali i tij nuk ka vuajtur më para nga asgjë.

Fiksi  filloi interesimin e tij, fillimisht duke u drejtuar tek dentisti Çela që kishte bërë heqjen e  dhëmballës së 20-vjeçarit. Dentisti mohon të ketë gisht në gjithë situatën dhe thotë se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i neglizhencës, pasi 20-vjeçari nuk e ka marrë siç duhet mjekimin. Ose mjekimet që ka marrë më para pa recetë kanë ndikuar duke mos bërë efekt ilaçet që ka rekomanduar dentisti.

Pyetjes se a i është bërë grafi 20-vjeçarit para se t’i hiqej dhëmballa, dentisti fillimisht shprehet se pacienti nuk i është ankuar për gjithë gojën por vetëm për një dhëmballë. “Zakonisht për një dhëmbë nuk bëhet grafi, plus që dhëmballa ishte me dy rrënjë dhe e pashë të panevojshme për të kryer grafi“, shprehet dentisti. Më pas e hedh poshtë këtë variant dhe thotë që grafinë nuk ia ka bërë për arsye ekonomike. Ai tregon se kishte pak enjtje, i ka dhënë ilaç dhe më pas ka ndërhyrë duke ia hequr dhëmballën. Gjithashtu pohon  se gjendja e dhëmbëve të 20-vjeçarit ishte shumë e keqe dhe pothuajse të gjithë dhëmbët i kishte me infeksion. Por dentisti nuk ka qenë i sigurt as vetë për ndërhyrjen që ka bërë, pasi ai më pas i ka bërë grafi 20-vjeçarit.

Pyetjes së Fiksit se pse i ka bërë grafi pas ndërhyrjes, dentisti iu përgjigj “për të qenë i sigurtë që nuk kishte infeksion dhe grafia këtë ka treguar”. Por grafinë nuk e jep dhe më pas bie në kundërshtim me atë që ka thënë, shprehet se gjendja e gojës së 20-vjeçarit ka qenë skandaloze, duke thënë se të gjitha dhëmballët kanë pasur infeksion.

Por direkt 20-vjeçari ka pasur probleme dhe pas ilaçeve që dentisti i kishte rekomanduar, është paraqitur tek ai. Çela shprehet se është çuditur pasi enjtja djalit i kishte filluar në krahun tjetër. “Po kjo nuk ka sesi të ndodhte, pasi ai ose nuk ka marrë mirë ilaçet ose  ka marrë aq shumë sa ato nuk kanë dhënë më efekt“, dëgjohet të shprehet ai në video.

Gjithashtu, denoncuesi Alfred Karaj i është drejtuar edhe mjekut të familjes ku djali ka qenë një prej ditë që është ndjerë keq. Mjekja pohon se mjekimin kryesor nuk e ka rekomanduar ajo, por e ka nisur drejt spitalit të Krujës, ku i është dhënë një kurë 1-2 ditore për dhimbjet.

Karaj telefonon dhe kirurgun që ka bërë ndërhyrjen dhe ai i pohon se infeksionet e dhëmballës kalojnë në fyt ndaj iu bë dhe ndërhyrja. Kirurgu i thotë se nëse djali ka dhimbje të marrë qetësuar, por nëse ka infeksion t’i drejtohet direkt spitalit.

Përsa i përket Hepatiti C, dentisti u shpreh se nuk e dinte që 20-vjeçari vuante pasi e kishte pyetur para se të ndërhynte nëse merrte mjekime, kishte sëmundje apo alergji. Këto i ishin mohuar nga pacienti dhe ai kishte vazhduar me procesin e heqjes së dhëmballës. I pyetur për këtë ai  thotë se 20-vjeçari duhet të bëjë kontrolle dhe të marrë mjekime, por konkretisht nuk e di sesi pasi nuk ka njohuri mbi këtë fushë të mjeksisë.

Gjendja aktuale e 20-vjeçarit është po e njëjtë edhe pas operacionit në grykë. Nga diagnoza e spitalit mësohet se 20-vjeçari ka patur absces të gojës, ç’ka vërteton dhe njëherë gjendjen e përkeqësuar shëndetësore për shkak të infeksionit në dhëmballë./m.j

Next Post
Moska në alarm/ Fabrikë për prodhimin e dronëve ‘Bayraktar’ në Ukrainë: Ndikon kjo në marrëdhëniet turko-ruse?

Moska në alarm/ Fabrikë për prodhimin e dronëve 'Bayraktar' në Ukrainë: Ndikon kjo në marrëdhëniet turko-ruse?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In