• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi/ Shtohen rastet e mashtrimit, 1500 euro për kontrate pune në Suedi

by Java News
01/05/2023 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni më i fundit, ku mijëra shqiptarë e kanë pësuar.

Në javët e kaluara, Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë, sesi agjencia e punësimit B&M Group në Tiranë mashtronte shqiptarët se u siguronte kontrata pune për në Angli. Telefonata të shumta vazhdojnë të mbërrijnë në redaksinë e Fiksit për këtë agjenci.

Ndërkohë, një rast tjetër mashtrimi, ka mbërritur në redaksinë tonë, që bën fjalë për punësim në Suedi. Kësaj radhe, një person hiqej sikur siguronte kontrata pune në veri të Europës. Skema është e njëjtë, e denoncuar disa muaj më parë nga Fiks Fare. Personi merrte paratë, u linte mjetet e identifikimit qytetarëve dhe zhdukej.

Mashtruesi i ka marrë 1500 euro një qytetari, të cilin do e punësonte shofer te i vëllai në Suedi. Ai i ka dhënë 1500 euro, ndërkohë që mashtruesi për t’u bërë i besuar i ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij. Por, personi nuk shkoi kurrë në Suedi, ndërsa qytetari tashmë ka në dorë vetëm pasaportën e mashtruesit.

Një 40 vjeçar tha për Fiks Fare se në vitin 2018 ka rënë pre e mashtrimit nga një person i quajtur Emirjan Gilani për vizë pune në Suedi.

“Gilani më tha se ka vëllanë në Suedi dhe ka një kompani të regjistruar në atë vend. Vendi i punës ishte shofer kamioni, ndërkohë që Emirjan Gilani më ka kërkuar një shumë prej 1500 euro” thotë denoncuesi.

Më tej saktëson se e ka takuar disa herë këtë person. Madje, ai i ka mbushur mendjen se vërtetë kishte vëllanë në atë vend.

“I kam dhënë plot 1500 euro. Mashtruesi për t’u bërë i besuar, më ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij” vijon ai, teksa në dorë ka vetëm mjetet e indetifikimit të këtij personi. “Më shkroi edhe një copë letër ku saktësonte se më mori këtë shumë borxh dhe do mi kthente për disa javë. Jo disa javë, po kanë kaluar vite edhe unë s’kam marrë kurrë paratë e mia” përfundon denoncuesi./m.j

Next Post
“Korça ishte si një grua e bukur e lënë rrugëve, e rreckosur”/ Rama: Sot është një zonjë, do shkoj të fle te ish-materniteti, s’kam…!

“Korça ishte si një grua e bukur e lënë rrugëve, e rreckosur”/ Rama: Sot është një zonjë, do shkoj të fle te ish-materniteti, s'kam…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

February 25, 2026
Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

February 25, 2026
Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

February 25, 2026
Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

February 25, 2026
Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In