Një i ri që po shoqëronte Belind Këlliçin në komisaritin nr. 1 në Tiranë për të bërë kallëzimin, bëri një denoncim të fortë.
“Unë kam qenë në këtë komisarit disa herë vetëm për protesta. Është hera e parë që vij këtu se duhet të denoncoj një ish-kryetar të partisë sime.
Është kërcënuar kryetari i FRPD-së së Kuçovës nga një numër holandez. Nëse një anëtari të Forumit Rinor i preket një fije do ta ketë përgjegjësinë Lulzim Basha. /m.j