• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi/ Kioskat e kredive i heqin “lakun nga fyti” pensionistëve nga Tirana, Ilir Bleta i përlotur: Tani s’kam asnjë borxh ndaj tyre

by Java News
29/06/2022 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir dhe Lindita Bleta, dy pensionistë nga fshatrat e Tiranës, tani mund ta bëjnë gjumin rëhat pas disa javësh stresuese nën presionin e përmbaruesve për të shlyer një kredi, të cilën ata në fakt nuk e kishin marrë.

Të dy ata iu drejtuan mikrofonit të Abcnews.al më datë 16 qershor duke theksuar se “IUTE Credit” dhe “Final sha” u kishin vënë “lakun” në fyt duke kërkuar kthimin e një borxhi më shumë se 170 mijë lekë me argumentin se bashkëshortja kishte marrë një kredi që nuk e kishte shlyer në kohë.

Çifti Bleta kishte shkuar edhe në prokurori dhe polici, por askush nuk i kishtë dëgjuar. Ngjarja filloi të marrë zgjidhje pas publikimit të rastit në Abcneës.al ku mori mjaft vëmendje edhe nga qytetarët që po ashtu kishin rënë viktima të institucioneve të mikrokredisë, të cilët kanë “peshkuar” jo pak hallexhinj përmes interesave dhe tarifave të tyre të palogjikshme me realitetin e tregut.

Ilir Bleta iu drejtua sërish sot redaksisë duke theksuar se gjithçka ishte zgjidhur dhe se nuk do të paguante asgjë, ndryshe nga sa pretendonin kompanitë. Ai tha se i kishin telefonuar nga kompanitë në fjalë dhe i kishin thënë se nuk kishte detyrime ndaj tyre.

Ngjarja:

Denoncimi, datë 16 qershor

Ilir dhe Lindita Bleta iu drejtuan Abcneës.al më datë 16 qershor pasi ishin duke u sorollatur zyrave të shtetit shqiptar nën kërcënimin e “IUTE Credit” dhe kompanisë “Final” se duhej të shlyenin kredinë që sipas kompanive kishin marrë te “IUTE Credit”. Çifti në fakt pretendonte se nuk kishte marrë asnjë kredi dhe nuk kishte dijeni se si ishte krijuar ky borxh i pretenduar nga “IUTE Credit” nëpërmjet kompanisë “Final”.

Siç dukej edhe në dokumentet që çifti i ka vënë në dispozicion redaksisë sonë, ndaj tyre është nxjerrë një urdhër ekzekutimi me qëllim mbledhjen e shumës në fjalë përllogari të “IUTE Credit”.

“Na kanë telefonuar dhe kërkuan që të paguajmë një shumë prej 170 000 lekësh të reja sepse thonë që kemi marrë një kredi. Ne nuk kemi marrë ndonjëherë kredi aty (Iute Credit sh.r), unë nuk e di ku janë bankat e jo më të shkoj dhe të marr kredi. Të vish në shtëpinë tonë e kupton në çfarë gjendje të rëndë jetojmë dhe nuk kemi asnjë të ardhur”, rrëfyen bashkëshortet.

Menjëherë pas bërjes publike të këtij denoncimit, çifti i pensionistëve është kontaktuar nga kompania në fjalë dhe u është thënë se në fakt nuk kanë asnjë borxh për të shlyer.

“Peshkimi” i qytetarëve përmes institucioneve të mikrokredisë është kthyer në një problem të mprehtë social në vend ku mijëra shqiptarë janë mbajtur dhe po mbahen peng duke u frikësuar çdo ditë prej këtyre kioskave të kredidhënies dhe kompanive të mbledhjes së borxheve me interesa dhe tarifa stratosferike. Ky është një tjetër shembull që tregon nevojën që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë për të rregulluar këtë treg, i cili po merr më qafë familjet shqiptare. /m.j

 

Next Post
Vrasja mizore Marigonës/ Si u përdhunua dhe torturua 18-vjeçarja nga bashkëshorti dhe miku i tij, kamerat zbuluan se…!

Vrasja mizore Marigonës/ Si u përdhunua dhe torturua 18-vjeçarja nga bashkëshorti dhe miku i tij, kamerat zbuluan se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In