• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Denoncimi i vajzës: Ky është maniaku i urbanëve të Kamzës dhe Institutit

by Aalison Pearse Stevens
23/08/2016 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një vajzë ka denoncuar një person që ajo e quan maniak, duke treguar foto dhe disa raste të abuzimeve seksuale në urbane.

Duke qenë se nuk ka denoncim në polici dhe as fakte nga kjo e fundit për këtë rast, ne kemi ruajtur anonimatin e personit, duke i mbuluar atij fytyrën dhe duke publikuar të plotë denoncimin e vajzës, raporton JOQ.

Ajo thotë se personi në fjalë mban syze dhe një triko në duar, ngjan si një zotëri me një status të mirë në shoqëri, por realisht sipas saj është një maniak seksual, i cili bën veprime të turpshme në urbanet e Institutit dhe Kamzës.

Denoncimi i plotë:

 “Po iu shkruaj me dyshimin se nuk do merret si prove bindëse për rastin e mëposhtëm. Por meqe kjo gje eshte me e kerkuar ne polici ( prova materiale, fakte konkrete), zgjodha ta bej ketu kete “denoncim shoqeror”.

 Personi ne foto qe mban syze optike dhe nje triko sportive te duar (i ngjashem me paraqitjen e nje zoterie) eshte maniak seksual, i cili ben veprime te turpshme ne linjat e autobuseve te Institutit dhe Shpresa-al ( i Kamzes). (per siguri ua zmadhova foton per ta pare me mire) .

 Hera e pare qe kam konstatuar kete fenomen ka qene ne autobus te Institutit, me eshte afruar mua, dhe kur e kam kuptuar kam levizur qe aty dhe mbeta ne gjendje shoku dhe nuk bertisja dot qe ta kuptonin te tjeret. U shtanga. 

Ai i afrohet cdo vajze te mundshme,  me taktike,  duke shfrytezuar frenimet e autobuseve apo kalimet e fatorines neper hapesirat e ngushta.

Ate trikon sportive ne duar e mban si mburoje perpara vetes nderkohe qe organin gjenital e mban jashte,  por eshte shume e veshtire per ta kuptuar se trikoja mbulon shume.

 Te njejtin veprim e kam pare per te dyten here ne autobusin e Kamzes, por nuk e konstatoi njeri sepse vepron me “zgjuarsi maniaku”.

Nuk me punonin duart qe te merrja telefonin e te filmoja, (ndonese isha larg, dhe zbriti ne momentin qe zbriten disa vajza qe kishte afer).

Sot e pashe perseri ne stacionin e Laprakes; (ndersa isha ne autobus, perfitova dhe bera kete foto).

Mbase keto te dhena nuk mund te merren seriozisht dhe po mbase nuk do u jepet vëmendja e duhur,  por se di nese do me jepet mundesia dite tjeter te filmoj me video gjithcka kam pare, e keshtu zgjodha t’ua dërgoj kete foto, qofte edhe per t’u dhene nje alarm atyre qe do rastisin ne te njejtin autobus me te.

Heren e pare ka ndaluar te ura ne Institut,  heren e dyte ndaloi te stacioni i Doganes, dhe sot qe ishte autobusi pa shume mundesi levizje brenda,  nuk hyri fare (stacioni i Laprakes) . Dhe po ashtu, ne te tri heret ate lloj trikoje e mbante ne duar. ( ka ftohte me siguri).

Nese kerkohet deshmitar dhe denoncimi perfundon ne polici(qofte edhe pas disa kohesh) jam e gatshme ta jap deshmine time edhe ne polici, por duke mos pasur sigurine se kjo gje, (faktikisht pa prova dhe fakte konkrete pervec deshmise time) do shkoje deri ne polici, ua dergoj kete foto.

Ai eshte njeri i peshtire dhe eshte rastesi fati konstatimi im sepse nuk bije ne sy fare se cfare po ben realisht.

Kam ndjenje percmimi te madhe, me eshte neveritur cdo njeri me pamje te tille “prej zoteriu” dhe te pakten ne fund te fundit nese permes jush behet publike, e di qe do e kete te veshtire te futet ne autobusa dhe s’do ia shoh me kurre ate fytyren perverse dhe te peshtire.

 Faleminderit nese e merrni ne konsiderate!  Ju lutem me ruani anonimatin per momentin!”.

Next Post
Basketbollisti kosovar transferohet në Amerikë

Basketbollisti kosovar transferohet në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

February 28, 2026
Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

February 28, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In