• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi i fortë: Si u tentua grabitja e 3 ishujve të Ksamilit

by A R
19/03/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, i ftuar sot në Report TV në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, reagoi lidhur me shqetësimet e opozitës se Prokuroria mund të jetë duke ndërmarrë një aksion të njëanshëm dhe politik vetëm ndaj të djathtëve, në kuadër edhe të arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj, i cili më pas u la në arrest shtëpie nga gjykata në kuadër të çështjes së tjetërsimit të pronave në Shëngjin.

Ai tha se në bregdet janë bërë krime të mëdha me pronat aq sa siaps tij u tentua të vidhen edhe 3 ishujt e Ksamilit.

“Nëse në Kavajë hetimet kishin nisur prej shumë kohësh, zhbllokimi erdhi me frymën e Prokurores së Re të Përgjithshme, e njëjta gjë edhe në Lezhë. Janë plot vepra të tjera penale që kanë nevojë për goditje, ka grupe dhe organizata kriminale që duhet të goditen një orë e më parë. Prokuroria duht të jetë në lartësinë e detyrës. Ndaj nuk mendoj se ka një sitiuatë të njëanshme. Çdo opzitë mund ta ketë këtë merak, edhe ne mund ta kishim patur nëse do ishim në opozitë, por unë i ftoj të jenë të duruar dhe të jenë në linjën e mosintidimidimit të Prokurorisë sikurse kanë thënë” – tha Hyseni.

Ishit në krye të një Taks-Frorce, që do hetonte pretendimet e palëve se u është grabitur prona në bregdet…

Detyra ishte verifikimi i çdo forme të tjetërsimit të pasurive shtetërore te privati. Ishte punë voluminoze, e përqendruar në qarkun e Vlorës. Nga Vlora deri në kufi me Greqinë. Me idenë se është një zonë që mund të shpëtohet. Ishin dhjetë persona nga task forca, bashkë me kryetarin 11. Është punuar manualisht, janë zbuluar 3 miliardë euro pasuri të vjedhura nga pasuritë shtetërore. Vetëm në qarkun e Vlorës, me çmimet mesatare të tregut, nëse llogariten me 20 euro metri katror. 11 mijë hektarë grabitje i kemi çuar Gjykatës dhe Prokurorisë. Por ka një sasi shumë më të madhe se kaq, ku është marrë me dokumenta false, ose në kundëërshtim me ligjin. Në Himarë janë tjetërsuar rreth 600 hektarë me dokumenta të falsifikuara, kjo do faktohet nga Prokuroria dhe Gjykata.

Si keni arritur në këtë konkluzion?

Kanë qenë dokumenta të montuara, ose të falsifikuara. Nga verifikimi në arkiva është verifikuar që me numrin përkatës rendor të protokollit, nuk kishte lidhje fare me rastin ose me Vlorën. Në një dokument, ku ishin marrë 50 hektarë, numri rendor i arkivit qendror të shtetit, që kishte shërbyer si dokument bazë për agjencinë e pronave, dilte në Pogradec. Masakra është bërë në vitet 2005-2011. Në vitin 2012 nisën regjistrimet. Në rastet e tjera Avokatura e Shtetit, ka nisur proceset civile për kthimin e pronës shtetit. Në shumë raste ka patur prapavijë politike, janë përfshirë nivele të larta. Ata që kanë përfituar kanë qenë të lidhur. Janë përdorur emra të banorëve të zonës në mënyrë fiktive, që nuk kanë përfituar asgjë vetë. Kemi vërtetuar se tjetërsimi i pronave është bërë edhe brenda ditës dhe kjo po hetohet.

Kur ka shkelje a nuk sekuestrohet?

Prokuroria ka mekanizmat e vendosjes së sekuestros preventive. Rasti më flagrant dhe shqetësues është rasti i Ksamilit. Ksamili nga parku antik deri në grykëderdhenjen e lumit të Çukës, me anë të vendimeve dhe dokumentacioneve të falsifikuara. Ka qenë një bashkëpronësi, kullotë e dikurshme, në bashkëpronësi prej shtetit dhe 12 familjeve. Ka një dokument arkivor, që ka qenë kjo bashkëpronësi. Me anë të dokumenteve të falsifikuara, një mori subjektesh kanë manipuluar procesin dhe kanë përfituar sasira kolosale me qindra hektarë. Për 1300 hektarë, ku përfshihej edhe pakru kombëtar i Butrinit madje dhe tre ishujt e Ksamilit ishin pretenduar që të merrej. Procesi do dojë kohën e vetë dhe unë mendoj që asnjë gjyqtar s’mund marrë një vendim ndryshe nga ai për t’u kthyer pronat familjeve që u takojnë. Shteti dhe to familje janë të dëmtuar, 14 individë të tjerë kanë përvetësuar pjesën kryesore, gjiret më të bukura dhe Parkun Kombëtar. Ky proces do vijojë edhe me qarqet e tjera, me Durrësin e deri në Velipojë, do të gjenden mekanizmat për t’i kthyer një pasuri shumë të madhe qytetarëve dhe shtetit, që është grabitur pa të drejtë./Shqiptarja.com/a.m.

Next Post
“Nuk do ta shkatërroni Amerikën”, beteja e paprecedentë mes ish-agjentëve dhe Trump në rrjetet sociale

"Nuk do ta shkatërroni Amerikën", beteja e paprecedentë mes ish-agjentëve dhe Trump në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In