• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi i banorëve: Firma me lejen e Lefter Kokës, masakër në Bulqizë

by A R
21/06/2018 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes tentativat e shtetit për të prerë të vetmen kurorë të gjelbër në Bulqizë. Megjithëse ka një ligj të ashpër për ata që presin pyje, tashmë ato priten me leje apo me koncesione shtetërore. Dhe, një i tillë është dhënë në vitin 2015 nga qeveria për një ekonomi pyjore në Bulqizë.

Në emisionin “Fiks Fare” u ankuan banorët e disa fshatrave në njësinë Administrative Fushë Bulqizë. Ata thanë se kanë shekuj që banojnë në atë zonë, ku në male ka lëndë drusore ah, dushk dhe pishë. “Ka ardhur një firmë, me leje të ish-ministrit Lefter Koka për të prerë pyllin. Ne kemi protestuar, po 3 kryepleq i kanë çuar në burg” thotë një banor.

Ndërkohë, një banorë thotë se “nëse priten pyje, nuk ka ujë të pijshëm dhe vaditës”. Ajo shton se veprimet e shtetit janë në formën e mafies. “Vidh krom, ik. Vidh dru, ik. Pse nuk shtrojnë një rrugë. Ne e dimë se e kemi vënë qeverinë me popullin, jo kundër. I lutemi ministrit të Mjedisit të shohë këtë leje. Mos të priten pyjet” thotë zonja, ndërsa një tjetër tregon edhe për një ngjarje. “Vjet e çuan ekskavatorin lart. Ne protestuam, po policia na shau, nënë e motra. Lejen e jep kryebashkiaku se ky është me LSI-në. Ne jemi me ato që duam me hëngër” thotë ajo.

Banorët tregojnë se firma që ka tentuar të futet është në pronësi të z.Luan Manjani. “Zotëria ka bërë një fabrikë dhe do të presë pyllin. Shtetarët falsifikuan edhe firmat” thotë një banor. Ndërkohë, një zonë, 70-vjeçare, thotë se ata që po presin pyjet kanë shtëpi edhe në Amerikë, ndërsa banorët nuk kanë një thes miell për bukë. “Edhe unë do të dal në protestë, do të qëlloj me pushkë” thotë ajo.

Fiksi intervistoi edhe ish-kryeplakun e fshatit Koçaj, Qemal Stafa, në lidhje me një dokument, ku figuron se ai është dakord për prerjen e pyllit. “Unë nuk kam firmosur, absolutisht asnjë lloj leje. Se di kush e ka falsifikuar në atë kohë për ta falsifikuar. Ne i kemi dorëzuar dhe vulat. Nuk është pyetur populli fare për këtë leje. Kur s’çahet, nuk çahet” thotë ai.

Pas ankesës, gazetarët e Fiksit shkojnë në një nga vendet ku do të priten pemët. Një banor tregon edhe vendet ku do të priten. “Pemët do të priten te Mali i Bardhë dhe përfundon te zona që quhet ‘Fusha e Balgait’. Është një kurorë që ka ngelur pa e prerë. Firma prapë vazhdon dhe me ndihmën e bashkisë mundohet ta vazhdojë këtë kontratë. Objekti i firmës është për pastrim. Aty përveçse me pre ato drurë, s’ka çfarë të pastroj. S’do lërë asnjë copë” thotë banori, ndërsa shton se në zonë janë 300-400 familje.

Pas pretendimit të banorëve, Fiksi shkoi edhe në Bashkinë e Bulqizës. Bashkia thotë se në vitin 2015, ministria e Mjedisit ka nënshkruar një kontratë koncesioni të fituar nga tre shoqëri; “Almexëood”, “Korra” dhe “Lubima”, për trajtimin me prerje të lejuara të ngastrave pa rrugë autopyjore në zonën “Sheshë Bulqizë”. “Ankandi është fituar më datë 23 shkurt 2015 me afat kohor deri në vitin 2025. Kontrata është lidhur nga Ministria e Mjedisit më datë 25 maj 2015. Në momentin e dhënies së këtij koncesioni nga qeveria, hapja e rrugës dhe teknikat e tjera të ndërhyrjes janë të parashikuara në kontratë” thotë Bashkia.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë mendimi kishte bashkia për këtë koncesion, ajo u shpreh se “ky material duhet vjelë, pasi ky pyll ka nevojë për ndërhyrje me prerje të lejuara, sepse e ka kaluar moshën e vjeljes dhe është i tejplakur. Një ndërhyrje e tillë nga ana teknike do t’i shërbente pyllit për gjendjen e tij higjeno-sanitare, shëndetësuese dhe ripërtëritëse”.

Pra, Bashkia e Bulqizës, e cila pas reformës territoriale ka marrë në administrim pyjet, mendon se e vetmja kurorë e gjelbër në zonë të pritet. Madje, thekson se prerjet bëhen për të mirën e pyllit, për higjienën sanitare apo ripërtëritëse të kësaj ekonomie pyjore!

Next Post
Grabitet ‘Exchange’ në Fier, plagosen dy persona, autorët kapen me çantën me para

I moshuari nga Shkodra i jep fund jetës me fostoksinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In