• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DENONCIMI/ Esat Pira & Marieta Osmani: Dhëndrri i Berishës, Jamarbër Malltezi, po na rrëmben pronat

by Java News
14/04/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Esat Pira dhe Marieta Osmani nga viti 2008 janë bërë pronarë të një trualli me sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë që gjendet përballë teriminalit të autobusëve të jugut në Tiranë.

Pavarësisht se kalimi i pronës sipas dokumentacionit që disponojnë është bërë në mënyrë të rregullt nga shteti në privat, sot ata janë të destinuar ta humbin përfundimisht truallin, apo thënë më saktë duket se e kanë humbur.

Prej 8 vitesh dy poseduesit sorollatet në xhunglën e institusioneve të drejtësisë ku ende nuk kanë gjetur një zgjidhje konkrete. Esati dhe Marieta pretendojnë se ndaj tyre është bërë një padrejtësi e madhe duke vendosur gishtin drejtpërdrejt tek shtetasi JamarbërMalltezi. Sipas tyre Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, duke përdorur pushtetin e vjehrrittë tij ka mundur të sajojë dokumentet përkatëse për t’i rrëmbyer pronën nga duart.

Ata në bazë të informacioneve të marra nga burime pranë trupës gjyqësore të shkallës së parë, thonë se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka ndërhyrë tek organet përkatëse, ku ka përfituar prej tyre favorizime. Drejtësia e vendosur me dy standarde ka sjellë një dëm të madh financiar, moral dhe psikologjik për familjen Pira dhe Osmani.

Historia

Historia e kësaj çështje, sipas rrëfimit tëdy denoncuesve zë fill nga 6 maji i vitit 1992. Në atë periudhë Komiteti Ekzekutiv Pluralist i kohës ka shitur komform ligjit ekzistues një truall të cilësuar të lirë nga çdo barrë e hipotekës. Blerja e pronës fillimisht është bërë nga një shtetas tjetër, ku deri më 07 shkurt 1998 ka pasur dy shit-blerje të bazuara në dokumentacionet përkatëse.

Në këtë datë, trualli u shpall në shitje dhe u ble nga shtetasit Esat Pira dhe Marieta Osmani, të cilët nënshkruan përpara një noteri kontratën e marrjes së kësaj pasurie. Menjëherë pas këtij veprimi, Hipoteka bëri regjistrimin në emër të ortakëve, një lëvizje kjo që nuk do të zgjaste më tepër se 10 vjet.

Pikërisht në vitin 2008 në skenë del shtetasi JamarbërMalltezi, i cili duke përfaqësuar 47 aksionerë pretendon pronësinë e kësaj pasurie. Nën pretendimin se kjo ka qenë një pronë e klubit “Partizani”, ai nis procesin për ta privatizuar, duke dalë në çdo rast si përfaqësuesi i grupit të aksionerëve.

Nga të dhënat që disponon gazeta “TemA”, një pjesë e 47 personave që përfaqësohen si blerës nga Malltezi, nuk kanë asnjë dijeni mbi ekzistencën e një prone të tillë. Shtetasi M.K, i cili renditet në listë, thotë hapur se është i painformuar mbi këtë çështje.

“Deklaroj se nuk kam dijeni që është zhvilluar një ankand publik dhe me anë tëtë cilit unë qenkam bërë bashkëpronar që prej vitit 2008,” tregon ai.

Edhe persona të tjerë të cilët nuk dëshirojnë të bëhen publikë, rrëfejnë se ndjehen të surprizuar nga ekzistenca e kësaj çështje. Me fshirjen e emrave të tyre nga hipoteka në vitin 2008, Esat Pira dhe Marieta Osmani ju drejtuan Gjykatës së Tiranës për të kërkuar zgjidhje.

Menjëherë pas ankesës së tyre, Gjykata Kushtetuese mori vendimin për t’i kthyer pronësinë duke kërkuar rishkruajtjen e emrit të tyre në regjistrin e Hipotekës. Por urdhri i dhënë nga ky institucion nuk do të zbatohej kurrë ashtu siç duhej, pasi Hipoteka vendos të rikthejë emrin e tyre, por këtë herë duke e mbivendosur tek grupi i aksionerëve dhe pa bërë asnjë fshirje.

Nga veprim i kryer prej këtij institucioni, të dyja palët ngelën pronarë në të njëjtën kohë. Kjo lëvizje i krijoi mundësi grupit të përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi që të vijonte ta ndiqte çështjen më tej, dhe shtetasi Xhim Begeja (dajë i Malltezit) ngriti një padi.

Më herët, Gjykata e Apelit dha një vendim të formës së prerë në favor të dhëndrit të ish-kryeministrit, duke i prerë shpresat Esat Piras dhe Marieta Osmanit.

E vetmja alternativë e tyre brenda sistemit të drejtësisë shqiptare ngelet Gjykata e Lartë.

Të zhgënjyer nga vendimet që janë marrë, ata ndjehen të frikësuar se organi më i lartë i hirearkisë së drejtësisë mund të vendosë nëdisfavor të tyre.

Dy shtetasit i drejtojnë një apel të gjithë ligjvënësve që të tregohen të matur dhe objektiv në konkluzionin e gjykimit të tyre.

Denoncimi

Njëri prej pronarëve Esat Pira tregon për gazetën “TemA” padrejtësinë që ai gjykon se është bërë me këtë çështje.

“Çdo pretendim që ngremë e bëjmë  mbi bazë të fakteve. Kjo është një vjedhje që po na bëhet ku pala tjetër është duke përdorur forcën e pushtetit për të ndërhyrë në organet e drejtësisë.

Ata nuk kanë pasur asnjë dokument dhe kanë përfituar nga pushteti. Sipas hulumtimeve tona, ata kanë ndryshuar dosjen duke zgjatur gjyqin deri sa  plotësuan dokumentimin.

Në këtë rast akuzoj edhe Bashkinë e Tiranës, e cila nën drejtimin e Lulzim Bashës ka falsifikuar shkresat tona zyrtare. Është turp,” denoncon Pira.

Ndërkohë bashkëpronarja tjetër Marjeta Osmani akuzon drejtpërdrejt trupën gjykuese për anshmëri gjatë marrjes së vendimit të tyre. Ajo thotë se burime të afërta i kanë treguar se çështja ka kaluar në favor të palës tjetër me urdhër të dhëndrit të Berishës.

“Unë akuzoj Ministrinë e Financave të kohës e cila ka kryer fshirjen e emrit tonë nga listat e hipotekës dhe kanë vendosur emrat e palës tjetër në interes të Jamarbër Malltezit dhe Shkëlzen Berishës.

Pas vendimit negativ nga shkalla e parë, ne e apeluam çështjen në shkallë të dytë ku trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Gramoz Levanja që komandohet nga Berisha dha vendimin në disfavorin tonë. Kam kontaktuar Sali Berishën për këtë çështje dhe nuk më ka kthyer asnjë përgjigje.

Kemi marrë nga Jamarbër Malltezinjë mesazh i cili na ka thënë se nuk ka asnjë interes për pronën pasi i takojnë veç 2 metër katror, por nga ana tjetër ai është përfaqësues dhe në çdo seancë sjellin avokatin e studios së Argita Berishës,” thotë Marjeta Osmani.

Të lodhur, të vrarë dhe të zhgënjyer nga pin-pongu i institucioneve, sot dy shtetasit nuk kanë më asnjë shpresë se ndaj çështjes së tyre do të vendoset drejtësi.

“Nuk besojmë se kjo çështje merr zgjidhje nga drejtësia shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta çojmë deri në Strasburg. Kemi të drejtën ligjore dhe të drejtën nga zoti mbi këtë pronë.

Na kanë rënë në qafë padrejtësisht dhe ne do të kërkojmë deri në minutën e fundit që këtë pasuri ta marrë ai që i takon,” paralajmëron Esat Pira.

Por edhe Marieta Osmani ndan të njëjtin mendim me të. Ajo siguron se asgjë nuk do ta pengojë për të marrë atë çka i përket.

“Ne këto ditë kemi gjyqin në Gjykatë të Lartë dhe jemi të rrezikuar ta humbim. Ndjehemi në panik pasi Jamarbër Malltezi edhe në këtë rast duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij mund t’i mbyllë gojën trupës gjyqësore.

Gjithsesi ne shpresojmë se kryetari i Gjykatës së Lartë Z. XhezairZaganjori do të bëjë drejtësi. Unë e kam blerë me djersë këtë truall ku kam përdorur kursimet e një jete të tërë. Jetën time s’mund ta fal. Nëse nuk marr zgjidhje nga Gjykata e Lartë, do t’ja besoj çështjen drejtësisë evropiane,” thotëMarieta Osmani.

Esati dhe Marieta sot kërkojnë të vërtetën, transparencën dhe drejtësinë. Tre kërkesa minimale që sa më shumë janë afruar në 26 vite aq më tepër është bërë nga faktorë të ndryshëm për t’i larguar si për t’i mbyllur gojën organeve të rendit  juridik. Ata nuk duanë më tepër se sa i takon nga dokumentet që disponojnë. Pasi dëgjon historinë e tyre, pyetja që shtrohet nga të gjithë është: “Kaq e vështirë është që të vendoset drejtësi?”. TemA

ma.me

Next Post
VIDEO/Gjendet diamanti i famshëm në fund të anijes Titanik

VIDEO/Gjendet diamanti i famshëm në fund të anijes Titanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com