• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Denoncimet/ Fallxhorja nga Durrësi me dy karamele “të bën” me fëmijë

by Java News
22/10/2019 23:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denoncime të shumta nga qytetarët kanë zbuluar rastin e një gruaje mashtruese në Durrës që ‘iu plotëson dëshirat’ njerëzve kundrejt pagesave me lutjet e saj. Pikërisht këto denoncime që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” kanë sjelle dhe investigimin për qytetaren e quajtur Arta Selimaj, nga Kukësi, por me banim në Spitallë të Durrësit.

Ajo pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale, duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave nën dorë. Një qytetar shkon tek ajo pasi nuk bën dot fëmijë dhe del me dy karamele, që do i “bëjnë derman”.

Stop mësoi se Arta Selimaj po hetohet nga prokuroria e Durrësit, por prej 6 muajsh nuk ka asnjë vendimmarrje nga prokurori Bledar Bejko.

Dy djem nga Durrësi tregojnë sesi janë mashtruar në vitin 2016 nga Arta Selimaj, të cilën e paguan për të zgjidhur hallet e tyre. I infiltruari i Stop shkoi tek Arta, me pretendimin se nuk bën dot fëmijët. Zgjidhja e fallxhores? 2 karamele…

Arta: Si të kam? Nga shtëpia qysh janë?

Qytetari: Ja, ashtu!

Qytetari: Kërkoja një… më thanë, që është një, që bën mirë.

Arta: Emrin!

Qytetari: Unë? Ani.., Ani!

Arta: E gëzofsh. Për ku të kanë drejtuar? Për ku?

 

Qytetari: Më thanë është një këtu, një Arta, Arta, që bën mirë.

Arta: Unë lutem, lutem për këtë gjë që je drejtuar. Ti çfarë dëshiron?

Qytetar: Unë kam një problem, me të fejuarën nuk bëjmë fëmijë. Doja ta merrja dhe atë, por ajo s’beson kështu dhe prandaj s’…

Arta: Sa kohë keni?

Qytetari:Po u bënë nja 3-4 vjet, që s’…

Arta: 3-4 vjet?

Arta: Ma jep dorën! Ma thuaj emrin tënd!

Qytetari: Ani!

Arta: Emri i nuses?

Qytetari: Uejda!

Arta: Si?

Qytetari: Uejda!

Arta: Uejda?

Arta: Uejda ëëë…?

Arta: Kontrollohuni, sepse keni nevojë pak edhe ua bën Zoti risk e ka me ju fal fëmijë!

Qytetar: Duhet të lej ndonjë gjë aaa?

Arta: Shkoni kontrollohuni!

Qytetari: Te doktori kështu?

Arta: Po!

Qytetari: Po kemi bërë dhe na kanë thënë, që s’kemi kështu probleme, as unë as…

Arta: Shkoni tani! Shkoni të dy, edhe shyqyr Zotit, ka me ju fal Zoti një fëmijë.

Qytetari: Mos është e nevojshme, të sjell nusen, a nuk e di? Se unë jam bërë merak shumë.

Arta: Shyqyr jemi me derman, na i pranon lutjet. Zoti e besimi juaj ju ndihmoftë! Kam me ju dhënë 2 karamele për derman. Ke me e menduar këtë dëshirë dhe pastaj ke me i ngrënë!

Qytetari: Duhet t’i ha të dyja karamelet njëherësh, apo njëra pas tjetrës?

Arta: Të dyja përnjëherësh!

Arta: E mendon dëshirën, pastaj ke me i ngrënë! Por fikse! Të jetë ora fiks! Gjej një orë fiks!

Qytetari: 1 p.sh, 2..?

Arta: Ik pa merak!

Qytetari: Sa detyrohem?

Arta: S’ka detyrime!

Qytetari: Ok, faleminderit!

Qytetari: Faleminderit shumë ëëë?

Arta: Ta plotëson Zoti dëshirën! Pa merak!

Qytetari: Po n.q.s nuk ndodh gjë, të vij prapë?

Arta: Shko kontrollohu me gjithë të fejuarën tënde! Shko kontrollohu!

Qytetari: Po n.q.s nuk bën, të vij prapë?

Arta: Ti për dëshira, mund të vish kur të duash!

 

Qytetari: Për dëshira… Unë kam hall, që kam ardhur nuk është se…, kam dëshirë.

Arta: Dëshirë është, që ti s’…

Qytetari: Po pra! Dëshirë për fëmijë.

Arta: Sa të mbarosh këtë hall, ti del me derman.

 

Qytetari: Është kjo puna e besimit, se unë kam vajtur dhe te Kisha e Laçit, kam vajtur në malin e Tomorit, jam bërë cik pesimist në kuptimin, që…

Arta: Mos u bëj pesimist, se ta ka bo Zoti risk, me ta fal një fëmijë. Nuk është, që vetëm një fëmijë, por… Të ndihmoftë!

Arta 1

Kush është Arta Selimi?

Ajo ka lindur në Bicaj të Kukësit, në vitin 1980, aktualisht është banuese në Spitallë të Durrësit. Ajo jeton në një vilë, e cila ka rreth e përqark statuja të shenjtorëve të ndryshëm. Në brendësi të vilës vihen re simbole të ndryshme, si ato krishtere dhe myslimane.

Vetë Imzot George Frendo, Arqipeshkv Tiranë-Durrës ka dalë në një deklaratë publike ku mohon që Arta është pjesë e Kishës dhe dënon mashtrimet që kjo e fundit u ka bërë njerëzve në emrin e Kishës Katolike.

Për Arta Selimajn është regjistruar vepra penale e mashtrimit në Prokurorinë e Durrësit. Prokurori i kësaj çështjeje është Bledar Bejko, por ka 6 muaj që nuk ka një vendimmarrje nga prokurori i çështjes, për Arta Selimajn./tvklan

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e mërkurë 23 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthejnë protestat në Iran, monedha vendase prek nivelin më të ulët

Shpërthejnë protestat në Iran, monedha vendase prek nivelin më të ulët

December 30, 2025
Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

December 30, 2025
Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

December 30, 2025
VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

December 30, 2025
Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com