Dileri i makinave të përdorura, Xhavit Krasniqi (40 vjeç), të cili i kishte ardhur tek hunda hija e pemëve të kopshtit bashkiak që po ia hijezonte pishinën, dhe vendosi t’i priste ato, u gjet fajtor për shkaktim dëmesh kriminale me vlerë prej £27,000.
Krasniqi kishte aranzhuar që pemët të cilat po ia hijezonin pishinën, të priteshin nga punëtorë të pakulifikuar.
Policia e Sutton-it ishin thirrur në skenë në muajin shkurt të vitit të kaluar të cilët panë dëmin që ishte bërë.
Krasniqi u gjet i fajshëm në gjyqin Croydon Crown Court, për shkaktim të dëmit kriminal në gjykimin që zgjati tre ditë.









