• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënohet me burg infermieri shqiptar, përdhunoi adoleshenten e dehur në gjumë

by A R
12/11/2021 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar është dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi përdhunoi një vajzë të re të dehur në gjumë. Ngjarja ndodhi në Leeds, ndërsa mësohet se shqiptari i dënuar është 28-vjeçari, Ardit Çela.

Sipas mediave britanike, Çela nuk ka treguar mëshirë ndaj viktimës së tij. 28-vjeçari e pikasi të renë teksa ajo po flinte në një dhomë dhe ishte e dehur.

Sipas hetimeve, e reja është zgjuar në gjendje shoku kur ka vënë re që Çela po kryente marrëdhënie seksuale me të. Pavarësisht thirrjeve për ndihmë, ai nuk ka ndaluar.

Kanë qenë disa persona të tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e Çelës nga banesa. Ai u kap më pas nga policia teksa po shkonte në shtëpi me tren.

Shqiptari mohoi sulmin dhe tha se marrëdhëniet ishin kryer në mënyrë konsensuale. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018. Ndërkohë këtë vit, Çela u shpall fajtor.

“Ajo ishte adoleshente me të ardhme të ndritur. Ka ngelur e pasigurtë pas përdhunimit. Ka vuajtur nga sulmet e ankthit, e pamundur për të fjetur dhe shëndeti i saj mendor është dëmtuar. Marrëdhënia e saj me të tjerët është ndikuar së tepërmi”, tha gjyqtari Simone Philips i cili dënoi shqiptarin.

Ndërkohë, avokati i tij duke kërkuar një masë më të zbutur tha se Çela kishte lindur në Shqipëri, por kishte mundur që të merrte nënshtetësi greke.

28-vjeçari kishte shkuar në Britani në vitin 2017 në përpjekje për t’u bërë infermier, por kishte dështuar për shkak se nuk fliste mirë anglishten.

/a.r

Next Post
SPAK e shpalli në kërkim, reagon ndaj akuzave Rezart Taçi: Vendim tërësisht i pakuptimtë

SPAK e shpalli në kërkim, reagon ndaj akuzave Rezart Taçi: Vendim tërësisht i pakuptimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In