• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënohet me 12 vjet burg lezhjani, mik i “Diabolik”-ut/ Kush është shqiptari që sillte tonelata kokaine nga Brazili

by Java News
07/07/2022 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i tij është ndër më të lakuarit në botën e krimit të trafikut të drogës dhe të vrasjeve në Itali, kryesisht në zonën e Romës, aty ku prej rreth një dekade shqiptarët janë kthyer në ‘zot’ të disa zonave. I akuzuar pikërisht për një mori ngjarjesh dhe episodesh, Dorian Petoku ka dalë para gjykatës italiane ditëve të fundit për tu njohur me masën e dënimit.

Janë plot 12 vjet burg që janë dhënë për të, ndërkohë që vendimi i gjykatës për një nga njerëzit e besuar të ultrasit lacial Fabrizio Piscitelli, nuk iu ka shpëtuar mediave vendase. Në fakt aq shumë është folur për djalin nga Lezha, saqë me të lidhet thuajse aktiviteti kriminal roman prej shumë e shumë viteve. Petoku, sot 34 vjeç, u arrestua në vendin tonë në fundin e vitit 2019 për të qëndruar për më shumë 1 vit në vendin tonë për shkak të pamundësisë për ta ekstraduar me rastin e pandemisë globale.

I riu e gjeti mënyrën të kërkonte ndryshim mase në të gjitha shkallët, po italianët e hetimit këmbëngulën para drejtësisë së tyre dhe për ta përballur me një masë dënimi. Kështu Dorian Petoku, i njohur si person i lidhur me kriminalitetin mafioz roman, është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë të Romës me 12 vite burg.

Akuza ndaj tij është trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë. Dorian Petoku, i nga Lezha ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile low cost”, si dhe “Grande raccordo anulare”.

Ai u arrestua gjatë operacioni antidrogë të antimafias italiane “Brasile low cost”, ekzekutuar në maj të vitit 2019 e që çoi shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze, e cila transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimet amerikane të DEA-s dhe në shtator të 2021 Dorian Petoku u ekstradua nga Shqipëria në Itali.

g.kosovari

Next Post
Fermerët holandezë në protestë! Qeveria kërkon uljen e numrit të bagëtive: Ndotin atmosferën

Fermerët holandezë në protestë! Qeveria kërkon uljen e numrit të bagëtive: Ndotin atmosferën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat në Iran/ Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur vetëm gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

Protestat në Iran/ Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur vetëm gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

January 25, 2026
Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

January 25, 2026
Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

January 25, 2026
“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

January 25, 2026
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

January 25, 2026
Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

January 25, 2026
Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

January 25, 2026
”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

January 25, 2026
Shpëtohen 255 klandestinë në Mesdhe

50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar

January 25, 2026
“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In