• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënohet me 10 vite burg ‘i forti’ i Selenicës, Tesi Basho/ U kap me dy kallashë, pistoletë ‘Glock’ e pasaportë false

by Java News
30/09/2020 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Vlorës, ka dënuar me 10 vite burgim Tesilvian Basho ose Tesi Basho, i konsideruar si i “forti i Selenicës”. Kjo masë dënimi është kërkuar gjatë dhënies së pretencës nga prokuroria e Vlorës, pasi Tesi Basho, përballej në gjykatën e këtij qyteti me akuzat e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim të pasaportës” si dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”. Masa e dënimit është miratuar nga gjykata e Vlorës, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar. Ndërkohë mësohet se Tesi Basho, ka apeluar vendimin me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia është arritur të arrestohet në muajin Tetor 2019, Tesi Basho, ku në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash dhe disa fidanë cannabis-stativa. Mes sendeve të sekuestruara ishin dhe një pasaportë e falsifikuar me emrin Thanas Lame, pasi pikërisht me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti dhe madje të martohej, me një vajzë të quajtur J. Bushaj.

Kujtojmë që kjo është vetëm njëra nga tre dosjet penale kundër Tesilvian Basho. Dosja e dytë kundër tij flet për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro, të vendosur ndaj biznesmenit Sulejmën Hoxha. Për këtë ngjarje ai është marrë i pandehur në muajin Janar 2020 dhe ndodhet në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës. Ndërkohë dosja e tretë ka të bëjë me njohjen e vendimit penal të dhënë nga drejtësia Italiane për Tesi Bashon, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali.

Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës, duke u shfaqur me emrin e rremë Thanas Lame./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post

Meta ashpërson gjuhën, vijon sulmin ndaj Ramës: Mjaft me vonesa dhe alibi që vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In