Vrau bashkëshorten duke e goditur 10 herë me thikë me pretendimin se ajo e tradhëtonte, dënohet me burg përjetë 57-vjeçari nga Kuçova, Ruzhdi Luzi. Dënimi ndaj Luzit është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila në vetëm dy seanca ka mbyllur gjykimin ndaj 57-vjeçarit Luzi. Luzi u arrestua pasi në dhjetor 2016 vrau bashkëshorten e tij Majlinda Luzin duke lënë jetimë tre fëmijë në Kuçovë aty ku çifti Luzi jetonin prej martesës së tyre mbi 1 dekadë më parë.
ma.me