Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është dënuar me një ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë.
Ajeti u ndëshkua direkt me karton të kuq në ndeshjes e së mërkurës ndaj Chievos, por Komisioni Disiplinor e ka dënuar me vetëm një ndeshje, pasi ndërhyrja nuk ishte e qëllimtë, kanë shkruar mediat italiane, shkruan albinfo.ch.
Frosione ishte duke fituar 0:1, por në fund pësoi 5:1.
Kështu Ajeti do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Palermos, që është vendimtare për mbijetesë në Serie A.