• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënimi me 1 vit e 4 muaj, Florenc Hoxha: Roma u dogj nga Neroni por hajde të dënojmë Galbën

by Java News
15/04/2016 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha dënohet nga gjykata me 1 vit e 4 muaj burg. Ky dënim ndaj Hoxhës është dhënë për dy akuzat që rënduan ndaj tij me një vit burg për “Shpërdorim detyre” dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove për akuzën e “Plagosjes së lehtë” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Pas vendimit që Gjykata e Tiranës dha për Ish-kreun e policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha, duke e dënuar atë me 1 vit e 4 muaj burg, ka reaguar ky I fundit. Me anë të një status në rrjetin social  Hoxha e ka cilësuar këtë një sulm politik që vazhdon dhe se është adresuar me urdhër nga ‘lart’.

“Sulmi politik vazhdon, dhe standardet e dyfishta ne favor te qeverise vetem sa shumefishohen çdo dite. Disa media kane gjetur te bejne lajmnje vendim gjykate ndaj meje, prove e deshtuar qe ne nisje dhe e stisur qartazi nen presion nga “lart”. E verteta eshte e thjeshte dhe do te dale shume shpejt. Une jam proçeduar per nje objekt qe NUK eshte ndertuar ne kohen kur une ushtroja detyren si kryeinspektor i INUV.Fakt ky i vertetuar lehtesisht dhe i dokumentuar. Ndersa duhej te mbante pergjegjesi Zydiu i Rames, qe ka shkelur ligjin pikerisht per kete objekt, urdherohet proçedimi penal ndaj meje. Romen e dogji Neroni por hajde te denojme Galben!
Te vetmet vendime dhe masa administrative ndaj ndertimit pa leje mbajne firmen time ne momentin kur une kam marre detyren e kryeinspektorit te INUV,ndertim pa leje per te cilin Zydin e Rames mund edhe ti jepet nje dekorate per merita dhe kontribute te vecanta ne betonizimin e Tiranes. Standarti i ri: Dekorojme fajtorin, denojme zbatuesin e ligjit!
Gjyqtari i çeshtjes, mesa duket zoteron aftesi paranormale te analizes se teksteve, pasi çuditerisht, pak minuta pasi i jane paraqitur konkluzionet nga ana e mbrojtjes ka dale me vendimin ne fjale. Do i kete lexuar valle? Por mbi te gjitha me cfare shpejtesie i ka lexuar, analizuar dhe peshuar dhe ne perfundim vleresuar?!
Une jam i pergatitur per sulmet politike, e di qe ato do te vazhdojne. Por drejtesia do te vendoset shume shpejt. Do ti kerkoja medias ti referohej fakteve, jo inatit apo mllefeve politike te kryeministrit. Ne çdo moment, jam i gatshem dhe do te mbaj pergjegjesi deri ne fund per detyren qe kam ushtruar. Detyre te cilen e kam ushtruar ne perputhje dhe besnikeri te plote te ligjit.”

Next Post

Dhunoi fëmijën, kujdestarja i shpëton burgut, dënohet me 18 muaj shërbim prove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In