• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dënimi i Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos/ Tabaku: Vendimi i GJKKO, hap pozitiv i drejtësisë

by Java News
25/09/2023 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka përshëndetur vendimet e GJKKO që dënon Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe zyrtarë të tjerë që janë të lidhur me aferën e incenratorëve.

“Vendimi i sotëm i GJKKO në lidhje me të akuzuarit për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit është një hap pozitiv i drejtësisë. Një vulë vërtetësie se akuzat e PD nuk kanë qenë “shpifje” sikundër akuzoheshim shpesh kur flitej për inceneratorët.

Për gjashtë vite me radhë afera e inceneratorëve është denoncuar dhe faktuar nga Partia Demokratike si një aferë korruptive që ka shndërruar shtetin në bankën personale të tre individëve që me duar në xhepa fituan 430 milion euro kontrata.

Për gjashtë vite me radhë Partia Demokratike ka demaskuar pa asnjë kompleks skemën korruptive që ka kapur nivelet më të larta të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Ky është një hap i vogël që zbulon një pjesë të përgjegjësië për aferën 430 milion euro të inceneratorëve. Por, është një vendim që duhet të pasohet me hetimin e mëtejshëm dhe të thelluar ndaj personave të tjerë sidomos në inceneratorin e Tiranës.

Përgjegjësia e këtyre personave afërmendsh që është edhe politike. Mazhoranca socialiste i ka vendosur gjoksin mbrojtjes së kësaj afere duke u njehsuar me të që nga hapja e fushatës në Inceneratorin e Elbasanit në 2021 e deri tek avokatia publike e politike ne Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Sido dhe sado u përpoq të pengonte të vërtetën, shqiptarët e kuptuan qartë korrupsionin politik që tashmë është kthyer në sistem.

Mund të kishim pasur vendime më të forta, mund të mos kishim preferuar gjykimin e shkurtuar por sot rëndësi ka mesazhi, pandëshkueshmëria po merr fund.

SPAK, një investim i Partisë Demokratike në Reformën e Madhe në Drejtësi, ka nisur të japë frytet e para për të çliruar politikën nga kthetrat e pandëshkueshmërisë dhe hipokrizisë  të pseudo-barazisë para ligjit.

Tanimë që godina e shëmtuar e pandëshkueshmërisë po goditet, qytetarët presin vullnet politik në luftën kundër korrupsionit! Shqipëria ka nevojë për një dritë shprese në tunelin e errësirës që ndodhet. Ka nevojë për një mesazh se gjërat mund e duhet të bëhen ndryshe”, shkruan Tabaku./f.s

Next Post
FOTOLAJM/ ‘Benjamini i përjetshëm’ i jep Berishës humbjen më të thellë në Kukës

FOTOLAJM/ 'Benjamini i përjetshëm' i jep Berishës humbjen më të thellë në Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In