Prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili ka bërë rekursin në Gjykatën e Lartë për dosjen e 21 Janarit, ka marrë dje dy lajme negative në harkun e dhjetë minutave. Në orën 15, Gjykata e Lartë vendosi të hedh poshtë rekursin e tij për dosjen e 21 Janarit, ndërsa në orën 15:15 minuta Gjykata Administrative ka hedhur poshtë kërkesën e Shkëlqim Hajdarit kundër transferimit të tij si prokuror në Shkodër, pas konfliktit që kishte me Adriatik Llallën.
Brenda një ore pra gjykatat, që duket se janë nën të nëjtin urdhër, morën dy vendime kundër tij, duke i hedhur poshtë edhe punën si prokuror edhe kërkesën e tij, për tu mbrojtur nga një vendim arbitratr i eprorit të tij, i cili e transferoi pas sherrit banal dhe përleshjes fizike në sytë e gjithë prokurorëve në Hotel Tirana në fund të vitit 2014.
Rekursi i bërë nga Z. Hajdari, për çështjen e 21 Janarit, është bërë qysh më datën 28 shkurt 2013, pas hezitimit që Prokuroria e Përgjithëshme kishte për ta bërë këtë rekurs. Në një bisedë me gazetën Tema, Hajdari thotë se nga zyrtarë të lart të prokurorisë, ësht ëkëshilluar të mos e bëj rekursin, për arsye të kuptueshme politike, dhe pasi ai e ka bërë dosja ka fjetur 3 vjet në Gjykatën e Lartë, pa asnjë presion nga prokuroria për afatet.
Ai ka pasur pas kësaj, një periudhë konfliktuale me drejtuesit e prokurorisë, për shkak të një vije qëndrimesh që binin ndesh me pjesën politike që mban nën kontroll prokurorinë, sidomos për çështje të nxehta si 21 Janari, Gërdeci etj.
Kjo solli dhe konfliktin e tij personal me kryeprokurorin Llalla, dhe transferimin e tij në Shkodër.
Vendimi I Gjykatës kundër Hajdarit, absurd
Vendimi I Gjykatës Administrative kundër Shkëlqim Hajdarit është absurd, pasi ka humb barazvlefshmërinë me vendimet e tjera që Gjykata ka marrë për raste të tilla. Kjo gjykatë ka pranuar paditë e disa prokurorëve që kanë ankimuar transferimet e tyre të paligjshme me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Kështu prokurori Shkëlqim Kokona, që është transferuar në një ditë me prokuririn Hajdari, e ka fituar çështjen në Gjykatë, por Llalla nga ana tjetër bllokon emërimin e tij në Tiranë, ndërkohë që ka hapur vende vakante në Tiranë, duke kërkuar shtesë organike. Pra nga një anë lë prokurorët që kanë fituar gjyqin pa punë, nga ana tjetër kërkon shtesë organike. I njëjtë është dhe rasti I prokurorit Bilbil Mete.
Pra gjithçka duket se është një betejë personale e Lallës kundër prokurorëve që nuk kanë zbatuar urdhërat politikë të tij.
Hajdari dyshon se Gjyakta ka qenë nën presion politik, për të spastruar kundërshtarët e Lallës nga sistemi.
Shkëlqim Hajdari ka refuzuar të jetë aktivë në media pas përplasjes me Llalën, përveç intervstës së tij tek Zëri I Amerikës, duke shpresuar se gjykata do vendoste jashtë presionit politik. Ai ka qenë pjesë e proceseve më të nxehta që prokuroria ka pas në duar gjatë tranzicionit, siç është zhdukja e Remzi Hoxhes, vrasja e Azem Hajdarit, skandali i naftes virxhin, Gërdeci, 21 Janari etj. Kjo me sa duket është dhe taksa që duhet ti paguaj prokurisë që është ende nën kontrollin e Berishës.
Një histori përplasjesh Llalla Hajdari, për shkak të përdorimit politik të prokurorisë
Përpasjet e Shkëlqim Hajdarit me kryprokurorin Llalla, u shfaqën hapur në 3 tetor 2014 në Hotel Tirana, ku u bë publik fakti që kryeprokuri Llalla, kërkonte ta shkarkonte në mënyrë të paligjshme si Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve. Kjo përplasje erdhi si pasojë e qëndrimeve të Shoqatës që drejtonte Hajdari pro fillimit të reformës në drejtësi, si dhe mosmarreveshjet me Llallën në lidhje me çështje të nxehta si Gërdeci, 21 Janari, nafta virgjin etj., të cilit Hajdari i kishte mbrojtur vetë në Gjykaten e Apelit.
Pak dite para kësaj ngjarje Llalla kishte dërguar nje grup kontrolli nga Prokuroria e Përgjithshme për të kontrolluar punën e Prokurrit Apelit, që drejtohej nga Z. Hajdari. Kontrolli i punës nuk konstatoj asnje shkelje.
Ngjarja në Hotel Tirana përfundoi me sulm fizik të kryeprokurorit Llalla, I cili humbi qetësinë gjatë debatit. Në mënyrë të paprecedent ngjarja u mbajt sekret dhe ndaj saj heshtën dhe institucionet e shtetit shqipar që u vunë në dijeni, ndërsa vet prokurorët të pranishëm në një skenë krimi mbuluan faktet. Një grup prokurorësh që u ndodhen aty, Arben Dollapi, Hysen Keta, Ardian Nezha, Bujar Sheshi Adnand Xholi etj, të cilët morën në mbrojtje Hajdarin nga dhunimi mëtejshem, duke e larguar nga ambjentet e Hotel Tirana, nuk u shprehën për ngjarjen në media.
Për ngjarjen Hajdari bëri një dëshmi me shkrim drejtuar Presidentit, Kryemisntrit , Kryetarit të Kuvendit dhe trupit diplomatic.date 7 Tetor 2014.
Pas kësaj më Lllallae shkakrkoi Shkëlqim Hajdarin si drejtues të Prokurorisë së Apelit, ndërsa Hajdari dhe familje e tij u morën në mbrojtje fizike për shkak të konfliktit me të.
Hajdari vazhdoi punën si prokuror i thjeshtë në Prokurorinë e apelit, dhe vazhdoi të ishte aktiv në mbështetje të reformës në drejtesi, si Kryetar i Shoqatës Prokurorëve, në të gjitha tryezat e organizuara me ekspertë të reformës në drejtësi.
Në fillim të Dhjetori 2015, në zyrat e Kuvendit, në prani të eksperteve të nivelit te larte, përfaqësuesit e partive politike, ambasadorit Lu, znj Vlahutin etj Hajdari, ndryshe nga përfaqësuesit e zyrës së Prokurorit të Përgjithshem, Unionit te Gjyqtarëve etj, mbështeti reformën në drejtësi dhe sidomos pjesën e prokurirsë, çka ra ndesh me vijën zyrtare të Prokurorisë, e cila ishte kudnër reformës. Vet zoti Lalla u shpreh publikisht kundër saj, ndërsa siç e denoncoi më vonë dhe ambasadori I SHBA në Shqipëri, Donald Lu, Llalla kishte porositur dhe prokurorët të ishin kundër reformës, në tryezat ku merrnin pjesë.
Te nesermen e kësaj dite prej Llallës, iniciohet krijimi i Unionit te Prokurorëve, një shoqatë tjetër që duhet të kundërshtonte reformën në drejtësi, e cila ne fund të Dhjetorit doli hapur kunder reformës.
Nderkohe Hajdari me nje procedurë të paprecedent, me propozim te Llallës, më 11 Dhjetor (e premte) dhe me dekret të Nishanit 14 Dhjetor( e hënë), transferohet në Shkodër si prokuror i thjeshtë. Nishani kishte 30 dite kohë të mendohej për kete dekret, dhe e dinte më mirë se të gjithë të tjerët ngjarjen e 3 Tetorit 2014 ku Llalla, kishte goditur Prokurorin Hajdari, dhe mund të reflektonte.
Por duket se Hajdari ishte futur në rrethin e kuq të Berishës dhe vijës së tij politike në prokurori.
Hajdari I bëri publike këto zhvillime në një intervistë tek Zëri I Amerikës . http://www.zeriamerikes.com/media/video/3113780.html.
Pas kësaj interviste Hajdari ka heshtur me shpresnë se drejtësia do bënte punën e saj.
Dje ajo mbylli dy çështje. Së pari çështjen e 21 Janarit, prokuror I së cilës ishte Hajdari dhe për të cilën u penalizua nga Llala, dhe po ashtu rrëzoi dhe prokurrin Hadari në kërkesën e tij për të kundërshtuar transferimin arbitrtar në Shkodër.
Tani pritet se cili do jetë vendmi I rradhës i prokuroit Hajdari, I cili duket se ka pak shanse të qëndroj në sistemin e prokurorisë pas kësaj klime mbytëse ndaj tij, për shkak të diferencës në qëndrime me vijën politike që vazhdon të kontrolloj Prokurirnë, e cila po kthehet në zyrë avokatie dhe për krimet politike në vend.