Inter ka apeluar vendimin për dënimin me dy ndeshje mos lojë të Mauro Icardit dhe Ivan Perisic
Dy futbollistët e Interit, Mauro Icardi dhe Ivan Perisic janë dënuar me dy ndeshje mos lojë, nëri për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes me Juevntusin dhe tjetri pas kartonit të kuq.
Por, ky vendim është i papranueshëm për Interin, të cilët kanë njoftuar se kanë apeluar vendimin e gjykatës.
Për më shumë, tifozët e Interit po përgatisin një protestë në ‘San Siro’ sipas stilit spanjoll, me valëvitjen e shamive, për të shfaqur të gjithë indinjatën e tyre për vendimet e marra nga gjyqtari Rizzoli dhee asistentët e tij. /b.d










