• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denigrimet ndaj shqiptarëve, Starmer: Qasja ime e ndryshme! Rama: Ofendimet, jo nga Kryeministra

by A R
15/05/2025 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në konferencën që zhvilloi me kryeministrin Rama u pyet edhe në lidhje me denigrimin e bërë ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Starmer tha se nuk preferon të mos komentojë paraardhësit e tij, por shtoi se se qasja e tij është e ndryshme dhe kjo tregohet me faktin që ai është sot i pranishëm në Shqipëri.

“Fakti që unë jam kryeministri i parë britanik që jam këtu në këtë vizitë dypalëshe, duhet të shikohet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën se si e shikojmë Shqipërinë dhe Kryeministrin Rama. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm, por qasja ime nuk është me megafon, por është ajo që bën punën e fortë dhe zgjidh problemet me të cilat ne duhet të përballemi.  Nuk dua të bërtas për problemet, por dua të përvesh mëngët dhe të jem pragmatist e t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar gjatë muajve dhe viteve të shkuara. Kjo ka qenë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet madje edhe punën e përbashkët që  ne kemi parë sot të autoriteteve ligjzbatuese”,tha Starmer.

Ndërkohë Rama theksoi se ofendimi nuk ka qenë nga kryeministra britanik, por persona të tjerë në Britani. Sipas Ramës, ato persona, duke iu referuar ish-sekretares së Punëve të Brendshme, Suella Braverman, i kanë zënë “mallkimet” e shqiptarëve dhe janë jashtë parlamentit britanik.

“Na duhet të jemi të drejtë dhe mos të harrojmë, që nuk është se ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët, kanë qenë individë të tjerë që e kanë bërë, megjithatë nuk është justifikim, sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë. Megjithatë mallkimi nuk ishte shumë i mirë pasi mallkimi u kthye dhe tani janë jashtë parlamentit”, tha Rama.

Next Post
Aksident me vdekje në Shkodër, Policia jep detajet e para

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu, policia jep detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com