• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denar Biba: Unë mbështesja formulën që favorizonte LIBRA-n por…

by A R
23/02/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu u KQZ-së Denar Biba ka sqaruar në studion e lajmeve të ABC news me gazetarin Endri Xhafo, situatën me partine e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, te cileve mund t’u duhen 5 mije firma, ndryshe tha Biba mund te perballen me nje surprize te pakendshme.

“Blushi tejkaloi cdo lloj norme etike, u mor me mbiemrin tim, më përcudnoi emrin krejt pa lidhje, nuk e di pse i bën këto historira.

Interesante është se edhe im atë kur shkova atë ditë në shtëpi mqë tha “mor bir po pse nuk e regjistroni këtë Librën”.

Ju e dini që Libra është e regjistruar më shumë se sa një muaj para, edhe pse kjo gjë, historia e Blushit, batuat me mua kanë ndodhur javën e kaluar. Ndërkohë që Libra është e regjistruar që para një muaj dhe e kam uruar Librën për fillesën e saj.

Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte një gjë dicka krejt tjetër dhe ishte realisht mahnitëse por politika në Shqipëri është mahnitëse në sensin e keq.

Ka pasur një akt normativ përmes së cilit KQZ donte të bënte një shpjegim të një formule ligjore, ligji thotë që në mënyrë që të regjistrohesh pa ndihmën e një liste mbështetëse prej 5 mijë firmash se askush në asnjë rrethanë s’kishte ndërmend të ndalonte Libra-n, që regjistrimi i listës së deputetëve, jo i partisë ,partia kishte kohë që ishte regjistruar, që të regjistrohet pa pasur nevojën e 5 mijë firmave, kjo bëhet e mundur nëse ke mandate deputetësh në parlament 6 muajt e fundit.

6 muajt e fundit nga cila ditë? Nga dita e mbarimit të mandatit të kuvendit që është 9 shtator 2017? 6 muajt e fundit nga dita e zgjedhjeve? Nga dita kur ti dorëzon vërtetimin? Pra nga cila datë?

Kjo gjë kërkonte interpretim se përndryshe do i mbetej në dorë pakicës, të themi administratës fillimisht dhe pastaj 4 anëtarëve të KQZ që të vlerësonin nëse Libra e kishte këtë vërtetim apo jo.

Unë kam qenë për ta nisur konceptin 6 muajt e fundit nga dita e zgjedhjeve që është një interpretim qëe e favorizonte Libran, po të zgjidhnim 6 muaj nga dita kur do dorëzohej lista, kjo nuk e favorizonte Libra, do i duhej të mblidhte 5 mijë firma.

Duke qenë se nuk u bënë numrat, ky vendim s’u mor dot dhe situata është ende e pasqaruar.

Do ndodhë 50 ditë para zgjedhejve që Libra do vijë në KQZ të regjistrojë listën e vet dhe nëse s’do ketë 5 mijë firma me siguri dikush do i thotë “s’keni 5 mijë firma, na jepni një vëertetim që keni dy deputet të paktën 6 muajt e fundit” dhe do duhet ta riinterpretojmë atë gjë por tashmë me një akt që merret vetëm me 4 vota të KQZ.

Në gjykimin tim Libra gaboi se e lanë të paqartë situatën e tyre juridike. Nëse në 30 prill Libra do vijë pa 5 mijë firma vetëm me idenë se ka 2 deputetë dhe s’do gjejë kolegët e mi të mbështetur edhe nga përfaqësuesi i PD është shumë e qartë situata.

Libra mund të ndodhet përballë një surprize shumë të pakëndshme që të ketë nëse do vijnë afati i fundit sdo jetë përfundimi i ditës, ora 24:00, nëse nuk do kenë mundësi ti mbledhin 5 mijë firma që është shumë e vështirë, Libra mund të rrezikojë të mbetet pa regjistruar.

Ishte shumë gabim nga ana e tyre mesa duket se kanë idenë fare se si funksionon kodi zgjedhor, por vota ime është e deklaruar dhe vota ime është pro Libra”, tha Biba.

Next Post
“Dua lekët e mia”. Ish i përndjekuri hipën për herë të tretë mbi vinç

"Dua lekët e mia". Ish i përndjekuri hipën për herë të tretë mbi vinç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In