• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denaj nga Vlora: Të formalizohen kontratat blegtor-përpunues për të patur treg të sigurtë

by A R
08/04/2024 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Vlorë ku vizitoi fermat blegtorale në Bunavi. Gjatë bashkëbisedimit me blegtorët, Denaj theksoi se “formalizimi përmes kontratave në marrëdhënien blegtor-pikë grumbullimi, është rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt dhe me çmime të balancuara”.

Gjatë këtij takimi Ministrja Denaj u shpreh se nga një analizë e jona ka treguar që nëse lëndën e parë të ushqimit e bëni vetë, ulet me 50% kostoja. Qëllimi është suksesi në blegtori dhe bujqësi është ajo që prodhon vetë, sepse fitimi është ulja e kostos për ne.

“Kur ka një kontratë qoftë në sektorin e blegtorisë dhe në sektorin e perimeve dhe në çdo sektor tjetër, ai që e prodhon lëndën e parë ka një farë sigurie, bëni ju planin e biznesit tuaj. Nga ana tjetër, të gjithë përpjekjen e bëni për të shkuar në një treg me destinacion final ku sigurohet edhe cilësia se kemi AKU-në këtu, por njëkohësisht kemi dhe një çmim të garantuar”, tha Denaj gjatë bashkëbisedimit me blektorët.

Ministrja iu sugjeroi që  të gjithë blegtorët  të sigurojnë kontrata me përpunuesit e qumështit, në mënyrë që ata të jënë më të mbrojtur por edhe të formalizuar për prodhimet e tyre.

“Mungesa e kontratave e bën jashtë funksionit edhe rolin tonë si rregullator”, tha Ministrja, ndërkohë që I njoftoi ata që  në ditët në vijim  pritet të ketë takime  me përfaqësues të blegtorëve dhe kompanive të përpunimit.

Duke iu shpjeguar dhe detaje nga Skema kombëtare, Denaj tha se, kjo bëhet vetëm aty kur kontrata dhe formalizimi është i plotë, edhe në Skemën Kombëtare që kemi vendosur tani kemi vendosur këtë bashkim edhe ju që keni 3-4-5 fermerë së bashku.

“Ne ju kërkojmë një kontratë, pra shteti nuk funksionon pa një kontratë në zinxhirin tuaj  dhe t’ju mbrojë deri në pagesën tuaj dhe çdo subvencion që të ketë efektivitet do mbështetet patjetër në formalizim. Formalizimi nuk është thjeshtë mit, formalizimi është të ketë një kontatë që e rregullon marrëdhënien”, tha ministrja.

/a.r

Next Post
QSUT siguron medikamentin për leuçeminë

“Dy orë pa drita, vdiqën 4 pacientë”, QSUT rrëzon spekulimet e Vokshit: Gënjeshtra që afektojnë shëndetin e të sëmurëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In