• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj në kompaninë e këpucëve në Berat: Falë paketës mbështetëse është transformuar në biznes prodhues

by A R
13/08/2020 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte sot në kompaninë e prodhimit të këpucëve “MiTo by Caterina Firenze”, në Berat, që falë paketës mbështetëse të qeverisë është transformuar nga fason në biznes prodhues me cikël të mbyllur, ku sot janë të punësuar 450 punonjës.

Kompania është mbështetur nga qeveria edhe nëpërmjet skemave të Garancisë Sovrane 1 dhe 2 për të siguruar jo thjesht vijueshmërinë e aktivitetit, po edhe rritjen e mëtejshme të prodhimit.

Denaj tha se “mbyllja e të gjithë procesit të përpunimit dhe krijimi i modeleve në bazë të kërkesave të tregut ndërkombëtar, e kanë bërë kompaninë një ndër shembujt kuptimplotë të transformimit të viteve të fundit në këtë sektor”.

Ajo theksoi se “lajmi i mirë është, se deri në datën 10 gusht, ka arritur në 275 numri i aplikimeve nga biznesi për Garancinë Sovrane 2, baraz me një vlerë kreditimi rreth 10.5 miliardë lekë”.

“Fasonët kanë pasur edhe goditjen më të madhe kur vjen puan te aktiviteti, por jo të gjithë fasonët e kanë ndjerë njësoj. Ju jeni një nga ata që e kanë kthyer në një linjë prodhimi”, iu drejtua Denaj sipërmarrësit.

Ndërkohë, sipërmarrësi shtoi se “na u deshën 3 vite e gjysmë, gati 4 vjet, për të kaluar nga një firmë fason në një firmë që punon për produktin tonë”. “Nëse ne sot do të ishim një firmë fason do të vuanim problemet e krizës akoma më shumë, ndërsa ne kemi fatin që punojmë e programojmë vetë sipas nevojave tona”, tha ai, duke theksuar se “nga puna janë larguar vetëm personat që kanë ikur me dëshirën e tyre nga frika e pandemisë”.

Sipërmarrësi u shpreh se “kemi shfyrtëzuar Garancinë e parë Sovrane të qeverisë, ndërsa për të dytën kemi bërë kërkesën dhe urojmë që ta marrim sepse për ne është vërtetë një oksigjen”.

“Garancia Sovrane është për të ndihmuar biznese si ju për t’ia dalë dhe fasonet janë një nga bizneset që kanë më shumë nevojë për riorganizim dhe riinventarizim të gjtihë mallrave të tyre, sepse mundet që shumë kompani të jenë duke menduar sot, atë që keni menduar ju para disa vitesh, të kthehen drejt prodhimit. Ato biznese që janë të vogla e kanë të vështirë, po pse të mos bashkohen dhe pse të mos grupohen”, tha Denaj.

Denaj tha se “po të shkojmë drejt prodhimit besoj se do ia dalim edhe në këtë fazë”. “Që të shkojmë drejt asaj do të na duhen kapitale, incentiva dhe besojmë se jo vetëm Garancitë por edhe skema të tjera mund të diskutojmë me përfaqësues të industrisë suaj. Por mbi të gjitha ne duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit fason”, tha ajo.

Ministrja Denaj tha se “kombinimi i granteve dhe Garancisë është një skemë që po funksionon”. “Ne po e shikojmë atë me disa sektorë. Duhet parë pikërisht se si industria të kthehet në industri e cila është autonome. Mund të shikojmë edhe grupime, mund të shikojmë se si skemat të shkojnë për një produkt i cili rrit edhe cilësinë edhe automatizimin dhe për këtë edhe grantet edhe garancitë të kombinuara sigurisht që do të bënin sens dhe do të kemi ‘Made in Albania’ si një markë”, tha Denaj.

/a.r

Next Post
Pse opozita nuk prodhon dot politikë me tërmetin e 26 nëntorit!

Si nuk u lodhët duke shpifur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In