• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj në Forumin Ekonomik të Grave: Politika të shëndetshme për barazinë gjinore

by A R
04/03/2021 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në forumin Ekonomik të Gruas, organizuar nga Dhoma Ekonomike e Gruas, në kuadër të 8 Marsit.
Gjatë këtij eventi, i cili u zhvillua online, për të respektuar masat anti-covid, Ministrja Denaj, vlerësoi rolin e gruas në sipërmarrje dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Do të doja vetëm që të theksoja një element, tha Denaj, se asnjë aktor nuk funksionon dot më vete. Të gjithë aktorët së bashku krijojnë të gjithë instrumentat që i duhen një sipërmarrjeje. Promovimi i të gjithë këtyre instrumentave dhe gjithë këtyre aktorëve është një rol i rëndësishëm edhe i qeverisjes dhe ky aktiviteti sot është po aq i rëndësishëm edhe në këtë funksion”.

Ministrja theksoi, se “duhet të synojmë barazi gjinore në të gjithë aktivitetet tona dhe unë dua vetëm të ritheksoj një element të rëndësishëm që roli i Qeverisë është për të përgatitur politika të shëndetshme për barazinë gjinore dhe të krijojë mundësinë që aty ku ka diferenca t’i ngushtojë ato dhe kjo në rastin konkret shkon drejt gruas sepse ka diferenca, por fokusi është tek barazia gjinore”.

Politika e qeverisë është për të krijuar një barazi, konkurrueshmëri, por aty ku ka hapësira ne ndihmojmë, tha Denaj, duke ftuar të gjithë aktorët të jenë më aktivë për mbështetjen e grave sipërmarrëse.

Strategjia kryesore që udhëheq veprimet për arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri është Strategjia Kombëtare për Barazinë me objektiva specifike të fokusuara në:

-fuqizimi ekonomik i grave dhe burrave,
-garantimi i pjesëmarrjes dhe angazhimit faktik dhe të barabartë të grave në vendimmarrjen politike e publike,
-reduktimi i dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe
-fuqizimi i rolit koordinues dhe monitorues të mekanizmit kombëtar të barazisë gjinore, si dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për avancimin e barazisë gjinore.
Ndërkohë që gjatë viteve të fundit ka patur një rritje e numrit të programeve buxhetore gjinore nga 9 programe në 2015, në 38 në 2020, ndërsa fondet që adresojnë çështjet e barazisë gjinore ishin 7.2% e buxhetit total të Qeverisë për vitin 2020, ndërsa në 2021 buxheti arrin deri në 9% të PBB-së.

/a.r

Next Post
Si do t’i përgjigjej ftesës për përfshirje në politike? Brataj flet për kandidimin e Çomos dhe largimin e Kalos

Si do t’i përgjigjej ftesës për përfshirje në politike? Brataj flet për kandidimin e Çomos dhe largimin e Kalos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In