Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj duke folur për marrëveshjet e BERZH për tregtinë me Ballkanin Perëndimor, tha se ky projekt në vetëvete synon përmirësimin e shërbimeve në pikat ndërkufitare, përmirësimin e sistemit kompjuterik dhe rritjes së efikasitetit në mënyrë që shërbimi të jetë i shpejtë dhe tregtia e mallrave të ketë kosto të ulëta.
Sipas saj, projketet janë me disa faza, të cilat fillimisht do të nisin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Projekti synon të përmirësojë pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Projekti i BERZH do të kontribuojë në thjeshtësimin e procedurave në pikat kufitare. Kjo do të mundësojë që kompanitë të realizojnë më thjesht punë e tyre”, tha mes tjerash Denaj, ndërsa rediti përfitime që merr Shqipëria.
g.kosovari