Rrjeti energjetik i Kubës ka pësuar kolaps, duke lënë mbi 10 milionë banorë pa energji elektrike. Autoritetet thanë se po hetojnë shkaqet, ndërsa vendi përballet me një nga krizat më të rënda energjetike të viteve të fundit.
Ndërprerja masive e energjisë vjen pas një serie ndërprerjesh të gjata që kanë zgjatur me orë apo edhe ditë dhe që në fundjavë shkaktuan protesta të dhunshme.
Kriza energjetike në Kubë është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të mungesës së karburantit dhe sistemit të vjetër të prodhimit të energjisë, i cili prej vitesh funksionon me vështirësi. Situata u përkeqësua më tej pasi Shtetet e Bashkuara ndërprenë furnizimet me naftë nga Venezuela, që ishte furnizuesi kryesor i ishullit për energji.
Qeveria kubane ka nisur bisedime me Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të zbutur krizën, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Kuba ndodhet pranë një kolapsi ekonomik dhe mund të kërkojë një marrëveshje me Uashingtonin.











