Mbrojtësi shtatlartë i Kosovës, Ilir Berisha, nuk pati fatin që ta shijojë edhe aq shumë ndeshjen Kosovë – Shqipëri. Ai u lëndua në minutën e 2-të të takimit duke u munduar ta ndalë një sulm të Shqipërisë. Berisha ka çarë muskulin e këmbës dhe pritet që të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë sipas analizave të para, transmeton Telegrafi.









