• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmshpërblimi/ Qeveria: Ja kriteret e reja që një shtëpi duhet të plotësojë nëse dëmtohet nga një fatkeqësi natyrore, por është pa leje

by Java News
27/12/2022 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatkeqësitë natyrore që kanë prekur vendin tonë, si në rastin e tërmetit të 26 nëntorit apo edhe përmbytjet, kanë nxjerrë në pah një tjetër problematik, si veprohet me dëmshpërblimet në rast se ndërtesa është pa leje. Nisur nga kjo, në vendimin e sotëm të qeverisë janë përcaktuar qartë kushtet dhe kriteret që do duhet të plotësohen, me qëllim që të përfitojnë nga trajtimi i shtetit.

Së pari, pronarët e kësaj ndërtese që dëmtohet nuk duhet të kenë prona të tjera pa leje në emër të tyre. Në rast se kanë dhe dëmtohen të gjitha, atëherë përfiton vetëm banesën, që në datën e fatkeqësisë natyrore, përdorej si vendbanim i zakonshëm.

Së dyti, ndërtesa duhet të rezultojë në zonën që është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe të jetë në proces legalizimi.

Organi përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi do të jetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës evidenton në terren ndërtimet pa leje dhe verifikon, nëse për to është paraqitur kërkesë për legalizim. Kur rezulton se është paraqitur kërkesë, brenda të njëjtit afat, kryhet procedura e përjashtimit nga legalizimi dhe nisin procesi për dëmshpërblimin.

Kriteret
a) Ndërtimi pa leje të rezultojë i dëmtuar pas një fatkeqësie natyrore në një njësi të vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore;
b) Ndërtimi pa leje të jetë përfshirë në procedurat e legalizimit dhe për të, të mos ketë përfunduar procesi administrativ me vendimmarrje për legalizim;
c) Ndërtimi pa leje të rezultojë me funksion banimi, gjatë evidentimit në terren që kryen ASHK, sipas ligjit;
ç) Individi ose familja të mos ketë ndërtim tjetër në pronësi apo më
shumë se një ndërtim pa leje me funksion banimi në proces
legalizimi, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku shpallet gjendja e
fatkeqësisë natyrore. Kur individi apo familja ka disa ndërtime në
pronësi apo në proces legalizimi dhe të gjitha ato dëmtohen si pasojë
e fatkeqësisë natyrore, atëherë përfiton vetëm për banesën, që në
datën e fatkeqësisë natyrore, përdorej si vendbanim i zakonshëm;
d) Ndërtimi pa leje plotëson kushtet e ndërtesës së dëmtuar, sipas pikës 12, të nenit 4, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të vërtetuar në bazë të aktekspertizës të organeve kompetente, sipas këtij akti normativ./m.j

Next Post
Abuzon seksualisht me një grua me aftësi të kufizuara, 54-vjeçari i shpallur në kërkim kapet në kufi

“U thashë që s'marr dot frymë”/ Dëshmia e 15-vjeçares që u përdhunua: Atje ishin edhe 4 vajza, ata s'ndalonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In