• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik, ç’farë do ndodhë me trashëgimtarët

by Java News
14/03/2018 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik duket se ka ngecur. Në Thesarin e Shtetit, thuajse nuk është bërë asnjë pagesë nga Ministria e Financave për ish të përndjekurit. Gazeta u interesua pranë financave dhe burime nga ky insitucion thanë se do të ketë disa ndryshime në ligj, prandaj nuk janë kryer pagesa.Sipas burimeve, po diskutohet përjashtimi nga skema i trashëgimtarëve përtej brezit të parë. Kjo do të thotë se dëmshpërblimin mund ta përfitojnë vetëm fëmijët e atyre që kanë vuajtur në burgjet e regjimit komunist dhe jo nipërit dhe mbesat.

Kjo është një ndër arsyet kryesore se përse janë ndërprerë pagesat për ish të dënuarit politik. “Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda Qeverisë; do t’i shlyejmë të gjithë, brezi i dytë, brezi i tretë, brezi i katërt pambarim, apo do kufizohemi”, – është shprehur disa javë më parë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Pagesat
Gjithashtu arsyeja e dytë se përse trashëgimtarët nuk po marrin më këstet, ka të bëjë me faktin se pjesa më e madhe e fondit për ish të përndjekurit jepet për ata ish të dënuar që janë gjallë. Ndërkohë për ata trashëgimtarë që nuk kanë marrë këstin e tretë, duhet të presin.

Kjo për faktin se Ministria e Financave po jep këstet për ata që nuk kanë marrë këstin e parë dhe të dytë. Kjo do të thotë që do të jepen këstet e para dhe të dyta dhe më pas do të vijohet me dhënien e këstit të tretë. Duket se trashëgimtarët që kanë marrë dy këste, duhet të presin më gjatë për të marrë këstet e radhës. Janë me mijëra dosje që ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të parë dhe të dytë.

Ligji sot
Ndryshimi më i fundit i ligjit për ish të dënuarit politik, parashikon që 70% e fondit jepet për ish të përndjekurit që janë gjallë. “Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për të ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000.

Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashë-gimtarëve të ish-të dënuarve politikë”,- thuhet në ligjin për ish të përndjekurit politik.

Marre nga: http://shqiptarja.com/home/1/ngec-d-mshp-rblimi–far–do-ndodh–me-trash-gimtar-t-473007.html?pos_2

ma.me

Next Post
VIDEO/ Operacion i madh policor Itali- Shqipëri, prangosen 43 persona

VIDEO/ Operacion i madh policor Itali- Shqipëri, prangosen 43 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

January 20, 2026
Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In