• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dëmshpërblimet nga aksidentet/Kompanive të sigurimit i bie ritmi, paguajnë më pak se në 2018

by Java News
27/03/2019 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy muajt e parë të këtij viti kompanitë e sigurimit kanë paguar në total më pak dëme sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – shkurt 2019 u ulën me 6.78% krahasuar me periudhën janar – shkurt 2018.

Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 0.83 milionë lekë, apo 63.30 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Në të kundërt kanë ecur ndërkohë treguesit që lidhen me ecurinë e primeve të shkruara bruto në përgjithësi për tregun e sigurimeve.

Sipas AMF të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – shkurt  kapën vlerën mbi 2,369 milionë lekë, ose 1.37% më shumë se në periudhën janar – shkurt 2018. “Gjatë periudhës janar – shkurt 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 177,450 me një rritje prej 5.59% krahasuar me periudhën janar – shkurt 2018.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.08 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.76% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.16%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 35.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 64.18% të totalit të tregut” vlerëson AMF.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Të dhënat tregojnë se primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – shkurt 2019 arritën rreth 1.52 milionë lekë, ose 5.56% më shumë se në periudhën janar – shkurt 2018.

“Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – shkurt , pati një rritje prej 5.12% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.46% krahasuar me periudhën janar – shkurt 2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar – shkurt  pati një rritje prej 11.39% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 52.03% krahasuar me periudhën janar – shkurt 2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – shkurt , pati një ulje 18.10% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – shkurt 2018. Ndersa numri i kontratave u ulje me 17.04%” thuhet në raportimin e AMF.

Sigurimi Vullnetar

“Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – shkurt 2019 arritën rreth 0.85 milionë lekë, 5.35% më pak se në periudhën janar – shkurt 2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.33% krahasuar me periudhën janar – shkurt 2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – shkurt 2019, patën ulje me 6.76% kundrejt periudhës janar – shkurt 2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – shkurt 2019 siguruan mbi 0.35 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.72%, të pasuara nga sigurimi i garancisë me 13.30% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – shkurt 2019, vihet re një ulje prej 2.41% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.27% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – shkurt 2018.Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – shkurt 2019, arritën në rreth 0.18 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 18.38% në krahasim me periudhën janar – shkurt 2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – shkurt 2019, arritën rreth 0.16 milionë lekë, ose 1.43% më shumë se në periudhën janar – shkurt 2018” nënvizon AMF./monitor

g.kosovari

Next Post
Investime strategjike/ Dy hotele të reja me 5 yje mbërrijnë në Shqipëri

Investime strategjike/ Dy hotele të reja me 5 yje mbërrijnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In