• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët të ‘ndarë’ për sjelljen në Kuvend/ Alizoti e Boçi: Duhet reagim i fortë. Heshtja, bashkëfajësi. Këlliçi: Të ruajmë balancat!

by Os De
25/10/2025 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ndarë në qëndrime duken demokratët sa i takon sjelljes së opozitës në Kuvend. Në diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit të PD-së, Tomorr Alizoti theksoi se sjellja e opozitës duhet të jetë e fortë, që të tregohet se s’ka parlamentarizëm. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Luçiano Boçi, ndërkohë që Këllici ishte pro linjës që të ruheshin balancat. 

DISKUTIMET
Tomorr Alizoti: Unë nuk jam radikal, besoj askush prej nesh në këtë grup. Por nuk besoj se rruga që duhet të ndjekim është të nënshtrohemi ndaj tyre. Ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje, kemi të drejtë të flasim. Nëse na hiqen këto ne e kemi me detyrim reagimin, mos nënshtrimit, sepse po vritet thelbi i parlamentarizmit. Ata s’mund të na tregojnë ne sesi duhet të flasim, sesi duhet të vishemi. Sa respekt ka Edi Rama për Kuvendin e tregon me pjesëmarrjen në Kuvend. Ne jemi deputetë të opozitës, duke mbrojtur të drejtat tona mbrojmë parlamentarizmin. Unë nuk e mirëkuptoj dot askënd që thotë të mos reagojmë se pastaj ata na lenë të flasim. Fasadë në Kuvend ne nuk bëhemi dot. Duhet reagim, madje i fortë, që të gjithë të mësojnë që Shqipëria s’ka parlamentarizëm. Heshtja jonë është bashkëfajësi me ta në vrasjen e pluralizmit. 

Belind Këlliçi: Unë mendoj se duhet të ruajmë një balancë mes reagimit dhe nevojës për të folur. Edhe unë nuk jam që të nënshtrohemi, por të gjejmë një zgjidhje sesi arrihet kjo pa humbur mundësinë për të folur.

Tomorr Alizoti: Më mirë të mos lenë të flasin sesa të nënshtrohemi. Ata po përpiqen që muajin e parë të na marrin hapësirën tonë. Kjo është e patolerueshme.
Luciano Boçi: Edhe unë mendoj që nuk duhet të nënshtroheni dhe duhet të ruajmë koherencën në qëndrimet tona. S’mund të ketë seancë nëse deputetët nuk lejohen të bëjnë pyetje. Nuk mund dhe nuk duhet t’i ikim këtij qëndrimi. Ndryshe dorëzohemi dhe mandatet tona janë të pavlera. Kryeministri shpërfill Kuvendin, Ministrat shpërfillin Kuvendin, atëherë çfarë vlere kanë mandatet tona ku nuk ushtrojmë dot kontroll parlamentar. Unë jam që ne duhet të jemi solidar me njeri tjetrin mbi të gjitha dhe të mbështesim njëri tjetrin. 

 

Next Post
Zgjedhjet në 5 bashki/ Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Zgjedhjet në 5 bashki/ Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

February 11, 2026
Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

February 11, 2026
Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

Prokuroria e Vlorës kontroll në Bashki, sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025

February 11, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

February 11, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

February 11, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In