• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët të “lodhur” me tekat e Lulit

by Artur Ajazi
04/01/2018 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Partia Demokratike në opozitë tashmë për mandatin e dytë, duket se po kalon vite të vështira dhe stresante, jo vetëm përsa i takon mënyrës diletante së drejtimit të partisë, por në veçanti mungesës së kurajos dhe guximit qytetar të lidershipit të saj, për të rigrupuar dhe riorganizuar nga e para këtë forcë politike. Viti 2017, do të kujtohet gjatë në gjithë historikun e Partisë Demokratike, si një prej periudhave më të vështira, më të lodhshme, më delikate më të paimagjinueshme të saj.

Kjo pasi varej (dhe akoma varet) fati i mbijetesës politike të një partie e cila ka qenë e para force politike që mori pushtetin pas përmbysjes së sistemit komunist, pasi ka qenë forca e parë politike e cila në fillimet e saj numuronte afro 1 milion anëtarë, dhe që sot ka mbetur me as çerekun e tyre. Kjo rrjedhje ka ardhur graduale, ka ardhur pas gabimeve, dështimeve dhe fajeve trashanike të bëra me dashje dhe pa dashje në një periudhë të mjaftueshme kohore, për të dhënë provat e duhura si lider.

PD prej afro dy dekadash u drejtua me “dorë të fortë” nga Sali Berisha, një figurë sot emblematike e kësaj partie, i cili me të mirat dhe të këqijat e veta, e rrënoi por dhe ribashkoi në kohë rekord atë, duke qenë i vetëdijshëm më në fund, dhe duke e deklaruar se koha e tij si kryetar kishte mbaruar. Ardhja e Lulzim Bashës në PD, ndoshta fillimisht u mendua si një “prurje e re” e katapultuar nga vetë zotit Berisha, si një element konstruktiv që nesër do të ishte një kandidat potent dhe një konkurent i denjë për postin e kryetarit, gjithmonë me mendësi të veçanta perëndimore.

Dhe rasti nuk vonoi, zotit Basha i ra “telebingo” nga ku pas dorëheqjes së zotit Berisha, ai tak-fap do të merrte atë që kishte ëndërruar, postin e kryetarit të PD. Pavarsisht se shumica ishin skeptikë apo edhe diçka tjetër, sinqerisht besoja se Lulzim Basha do të sillte një tjetër frymë në Partinë Demokratike, frymën e bashkimit, frymën e besimit, frymën e ringjalljes e konstruktivitetit, frymën e lirive dhe demokracive ndoshta deri diku të munguara në këtë parti, kryesisht brënda strukturave qëndrore e deri në bazë, frymën e hapjes së partisë për të ftuar elitën intelektuale brënda saj, dhe për ta ngritur cilësisht si forcë politike.

Por isha gabuar rëndë, (dhe jo vetëm unë) isha gabuar në pritshmërinë time për ribashkimin e PD sepse ajo tashmë është e shumëndarë se kurrë, isha gabuar në pritshmërinë time të besimit, konstruktivitetit dhe lirive, sepse sot PD është kthyer në parti bunker, ku nuk mungojnë gardianët që i bëjnë shërbimet e rastit kryetarit të ri kur është nevoja. Tërmeti politik që tronditi dhe shkërrmoqi nga themelet Partinë Demokratike, prej afro 1 viti (duke mos futur këtu 4 vjeçarin e kaluar) ka lënë pasoja të pariparueshme edhe në bazën e kësaj force politike.

Si asnjëherë më parë (pas mbylljes së çadrës së lirisë) pasi pësuan zhgënjimin e parë nga Luli, qindra e mijëra anëtarë dhe militantë të PD, duke mos patur rrugëdalje tjetër, nisën të kërkonin rikthimin e Berishës, një kërkesë që nuk mungon edhe sot. Si asnjëherë tjetër më parë, pasi po konstatonin drejtimin e gabuar të Lulit si kryetar pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, baza e kësaj partie nisi të braktiste mbledhjet, forumet, çadrat, protestat, dhe të kërkonte llogari për humbjen, për listat, për afrimin e emrave që nuk i dinin PD as ku kishte selinë qëndrore të saj.

Nën pretekstin “PD duhet të hapet, deputetët do të dalin nga baza”, Lulzim Basha pergatiti terrenin e afrimit të emrave të rinj në listën e tij, të atyre që u kishte dhënë fjalën apo të atyre me të cilët kishte punuar gjatë, kur kishte qenë qeveritar për 8 vjet. Baza e Partisë Demokratike është lodhur me Lulzim Bashën, ka humbur durimin, ka humbur besimin, ka humbur drejtimin, ka humbur vendosmërinë, dhe ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të një vendimarrje politike.

Baza e Partisë Demokratike, është lodhur me thirrjet, ultimatumet, ulurimat, akuzat e denoncimet e kryetarit Basha, është lodhur me retorikën boshe të zakonshme, e cila vetëm iniciativë opozitare nuk promovon në politikën aktuale. Por sikur të mos mjaftonte kjo, të “lodhur” ndjehen me kryetarin Basha edhe ata që ai ka fare pranë, duke nisur nga zoti Berisha, i cili me nuhatjen e tij perfekte si politikan i vjetër, tashmë e ka kuptuar se “atij që doli kryetar nga votat e 22 korrikut 2017 , notën më të mirë duhej tja japë baza e partisë” dhe duhet zgjidhje urgjente.

Të lodhur me Lulzim Bashën kryetar PD, janë edhe ndërkombëtarët, me të cilët ai prej muajsh ndodhet në “gjendje lufte”, falë prurjeve të reja që kanë mbushur jo vetëm grupin parlamentar, por edhe korridoret e selisë blu, të cilët zoti Berisha i quajti troç “këshilltarët e këqinj të tij”. Përballë një mase kaq të madhe njerëzish “të lodhur” me zotin Basha kryetar PD, duket se nisja e protestave do të mbetet një tjetër argument bindës, për pamundësinë e arritjes së qëllimit të tyre në raport me situatën reale në të cilën ndodhet opozita sot. Të mendosh për protesta antiqeveritare, kur partinë e ke të trazuar, do të thotë të shkosh me dashje dhe qetësisht drejt dështimit të rradhës.

Next Post
Burri dënohet me burg se…piu duhan gjatë Ramazanit

Rritet çmimi i cigareve në treg, shkak shtrenjtimi i akcizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

February 15, 2026
“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

February 15, 2026
Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In