Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata dorëzuan sot në SPAK padinë e tretë për inceneratorët. Pas kallëzimit për Tiranën, Elbasanin, selia blu ka dërguar edhe një padi për atë të Fierit.
“Sapo kemi depozituar kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit. Janë bërë si trekëndëshi i Bermudës. E njëjta skemë e zhvatjes së parave të shqiptarëve”, tha Alibeaj.
Dy përfaqësuesit e PD-së thanë se edhe në këtë skemë janë përfshirë të njëjtët njerëz, që nisin nga kryeministri Edi Rama, ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e kompanisë. Prandaj, Gjata tha se këto padi janë trajtuar si grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.
/a.r
Bravo PD!!!
nuk jam i shqupit por BRAVO