Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar pas publikimit të rezuiltatit të zgjedhjeve në PD. Ai shkruan se Shqipëria është vendi i paradokseve ku sipas tij demokratët nuk votuan për alrgimin e qeverisë për votuan për kryetarin e partisë.
Postimi:
Paradokse
Zgjedhjet i fitoi kryeministri, duke sharë..qerverisje!
Në zgjedhje shkohet për të ndërruar qeverinë, këtu shkojmë për të ndërruar opozitën!
Demokratët që nuk votuan më 25 qershor u derdhën lumë në kutitë e votimit më 22 korrik!
Durojnë 4 vjet qeverinë, por nuk durojnë 4 sekonda në semafor të dal drita jeshile!
Nuk zgjedhim mes mollës dhe dardhës, por mes tepsisë dhe kusisë!
Jemi vendi që kemi më shumë votues (3. 5milionë) se banorë (2.8 milionë)!
I shohim zgjedhjet si çështje gjykate: kur humbasim themi: fituam të drejtën të ankohemi!
Jemi vendi që më shumë bën reforma se punë!
Jemi vendi që nuk kërkojmë llogari pse nuk ka ujë, por diskutojmë: s(a) duhet të rritet çmimi ujit!