• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët, në ekstazë nga Strasburgu: I çuditëm ndërkombëtarët me të vërtetat tona

by A R
23/10/2024 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 deputetë të Partisë Demokratike mbajtën të mërkurën (23 tetor) një manifestim sensibilizues përpara Parlamentit Europian.

Me pankartat “Ndal përndjekjes politike të opozitës”, “Lironi deputetin Salianji” dhe “Edi Rama = narkoshteti”, pjesëtarët e grupit parlamentar opozitar deklaruan se në Strasburg u kanë treguar kolegëve ndërkombëtarë realitetin që qeveria shqiptare ua fsheh atyre.

Deputetja Dhurata Çupi sqaroi për RTSH-në se takimet zyrtare nisën që të martën në mbrëmje dhe mesazhi i tyre është pritur pozitivisht.

“Ky është një manifest ndërgjegjësimi për partnerët tanë ndërkombëtarë. Është rasti i parë dhe deklaroj se kjo formë proteste e Grupit Parlamentar opozitar të PD-së është pritur mirë nga opinioni publik dhe partnerët tanë.

Nga takimi i mbrëmshëm na u deklarua se ishin të surprizuar nga të dhënat e opozitës lidhur me atë që ndodh në Shqipëri. Ndërkombëtarët kanë takuar vetëm mazhorancën dhe nuk u është thënë e vërteta. Ata kthehen në vendet e tyre pa e njohur realitetin, sepse janë penguar të takojnë opozitën.

Me këtë manifestim sensibilizimi ndërkombëtarët janë njohur me të vërtetat në Shqipëri, ku s’ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo standarde zgjedhore,” tha znj. Çupi.

Vetëm disa muaj e ndajnë Shqipërinë nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Ne futemi në to në kushte totalisht të pabarabarta. Kryeministri është në fushatë të përditshme elektorale, ndërsa nga ana tjetër kemi liderët kryesorë e opozitës ose me masa arresti, ose të burgosur. Kjo është fushatë e padrejtë!” shtoi deputetja demokrate.

Manifestimi i opozitës në Strasburg nisi në mesditë. Deputetët pjesëmarrës u ndanë në dy grupe, nga të cilët u zhvilluan takime me disa eurodeputetë.

Një ditë më parë, kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi se takimet në Parlamentin Europian kanë për qëllim “informimin e plotë mbi situatën në Shqipëri” dhe synimet e qeverisë “për të asgjësuar opozitën”.

Deputetja Hoti: Bandat dhe krimi i organizuar kanë deformuar vullnetin e qytetarëve 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH 24, deputetja Elda Hoti teksa mbante pankartën ku shkruhej “Lironi deputetin Salianji”, tha se “Shqipëria drejtohet nga një qeveri që e ka marrë peng vendin”.

“Sikurse u pa nga zbardhja e përgjimeve të SKY, janë banditët dhe krimi i organizuar, që vendosin se kush do të bëhet deputet, se kush do të drejtojë institucionet. Janë këto banda dhe krimi i organizuar, të cilët kanë deformuar vullnetin e qytetarëve dhe kanë marrë peng Shqipërinë.”

“Ndaj“, tha ajo, “ne jemi këtu për të treguar situatën ku kryeministri Rama po e çon Shqipërinë. Ne jemi në një mosbindje civile dhe ky është hapi i radhës që ne ndërmorëm, sepse propaganda që ka bërë Rama me faktorin ndërkombëtar ka qenë të paraqesë një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri sikur kemi një demokraci funksionale.

Nuk mund të flasim për demokraci kur prej një viti kemi liderin e opozitës të burgosur politik, pa asnjë fakt dhe provë. A mund ë themi që ka demokraci në vend kur kolegu ynë është në burg. Ervin Saliani është i burgosur politik I cili denoncoi krimin e organizuar. A mund të themi që kemi demokraci funksionale kur arrestohet në mest të ditës në atë mënyrën ish-Presidenti I Shqipërisë , z. Ilir Meta sikur të ishte një bandit.”

/a.r

Next Post
Publikohen emrat: Kush janë raportuesit e rinj të PE për vendet e Ballkanit Perëndimor

Publikohen emrat: Kush janë raportuesit e rinj të PE për vendet e Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In