• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Demokracia po vret veten në Shqipëri?!

by Ben Andoni
10/11/2025 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Mos ndryshimi në vendin tonë nuk lidhet më vetëm me ndryshimin e pushtetit qendror. Ashtu, si nuk lidhet vetëm që tek ne fitojnë ngado Socialistët, por nga mos ndryshimi, i cili nuk duket më as në horizont. Trishtimi publik është sot i madh sepse nuk mund të ndryshojë asgjë. As nga lart-poshtë dhe as anasjelltas. Nuk ndikon dot publiku tek Opozita dhe sado që mundohet, merr pas si përgjigje cinizëm dhe barabitje sikur je me pushtetin e pamatë të Ramës. Nuk ndikon dot te Pozita Socialiste që t’i bësh pak më shumë socialë dhe të shikojnë me empati njerëzit, sidomos familjet në nevojë, apo naftëtarët, minatorët dhe ngado fermerët që kanë mbajtur në kurriz këtë vend për dekada me radhë përgjatë historisë së vendit. Të mbysin me një retorikë boshe dhe fjali pa fund nënrenditëse.

Njerëzit, pra, janë të trishtuar sepse në Shqipëri ndryshimi është i pamundur. Të paktën deri tani. Zgjedhjet janë kthyer në ritual monoton, ku socialistët sfidojnë hapur deri me rezultatet cinike që parashikohen saktë (!); opozita që tërhiqet dhe bën atë që di të bëjë më mirë shmangien; ku krimi ka futur turinjtë ngado; nga SPAK-u nga ku politikanët dalin duke qeshur dhe që shtyjnë gjyqet pafund; nga shtrenjtësia që nuk ndalet…

Njerëzit janë të trishtuar se nuk dinë më as kujt t’i qajnë hallin. Pyetjet mbesin në eter.  Pse mungon meritokracia? Pse aty ku thuhet se ka nevojë për punë, profesionistët nuk gjejnë? Pse bizneset duhet të ndjekin logjikën e shtetit për pagat, ndërkohë që vendi ka detyrë primare zvogëlimin e informalitetit? Si mbijnë Kullat? Pse Liqenin Artificial në Tiranë dhe ngado natyrën e kafshojnë dhe gjenden lloj-lloj justifikimesh? Si ka mundësi që këta që kanë leje nuk u dhemb natyra apo këtyre që kanë tagrin të japin leje nuk mendojnë për shqiptarët e të ardhmes? Pse nuk rregullohet trafiku i frikshëm? Pse shqiptarët bërtasin dhe bëjnë kaq tollovi me zhurma jashtë normales. Pse dhe pse?!

Për këtë është i trishtuar dhe i sfilitur shqiptari në ditët e sotme dhe sidomos nga zhgënjimi i madh që demokracia ka rrobë më të bukur se tunika e ashpër e Diktaturës së pamëshirë të Proletariatit por është shpesh shumë e pashpirt me mënyrën sesi qeveritarët shikojnë nga sipër qytetarët. Këtë kujtojnë njerëzit sot pas zgjedhjeve të pjesshme dhe Socialistët bëjnë sfidë të hapur me opozitën që mungon. Ai zë që tenton të ngrihet tërhiqet fill poshtë. Teorikisht e dimë se: “Ndryshimi i politikave të vendosura në një demokraci është sfidues për shkak të një kombinimi faktorësh institucionalë, politikë dhe shoqërorë që nxisin stabilitetin dhe kërkojnë konsensus të gjerë për ndryshime të rëndësishme.  Por Jon Adams, një nga etërit amerikanë e parapa ashtu si duhet për vendin e tij dhe gati plot dy shekuj më parë: “Mos harroni, demokracia nuk zgjat shumë. Shpejt ajo shkatërron, shteron dhe vret veten. Nuk ka pasur kurrë një demokraci që nuk ka kryer vetëvrasje”. Me sa duket, nuk po e vrasim ne, demokracia po vret veten…në Shqipëri. (Javanews)

 

 

 

Next Post
Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In