• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Demokracia në të gjithë procesin, garanton qeverisjen”

by Java News
23/10/2021 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina ka sjellë kohët e fundit  në qendër të diskutimeve e problemeve të saj  çështjen e demokracisë  dhe vlerat që ka ajo për popullin e vet, dhe si konceptohet  nga pikpamja e qeverisjes. Presidenti kinez Xi Jinping nënvizoi në një konferencë në Pekin  se Kina është “ një demokraci popullore socialiste e të gjithë procesit “ . Pra shqetësimet e popullit kanë mënyra institucionale për t’u  kanalizuar e dëgjuar nga institucionet qeverisëse dhe sistemi politik I përgjigjet pritshmërive të popullit përsa I përket përparimit shoqëror dhe mirëqënies së përgjithëshme.

Një diskutim lidhur me këtë temë  erdhi edhe nga ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara I cili nënvizoi se  demokracia duhet gjykuar në se përputhet me interesat specifike të një vendi, në se sjell përparim shoqëror, qëndrueshmëri dhe mirëqënie për popullin.

Nga pikpamja e decentralizimit , Kina nuk  duket si një vend unitar.Ajo ka gjithsejt  32  rajone , 22 provinca, pesë rajone autonome ( Tibet, Xinjiang, Mongolia e Brendshme, Guangxi e Ningxia) si dhe dy zona të veçanta administrimi, Hongkongu dhe Makao . Kina ka  një rrjet të gjerë të qeverive lokale në zona, gjithsejt 333, ku bëjnë pjesë qytetet më të mëdha të vendit. Ndërkaq ajo decentralizohet edhe në  2862 njësi administrimi të tjera, të cilat kanë një qeverisje lokale të bazuar në kushtetutë dhe ligjet përkatëse. Janë gjithashtu edhe  40 mijë komuna e 800 mijë fshatra që plotësojnë tabllon e vendit të madh , por edhe të shkallëve të qeverisjeve lokale që veprojnë këtu. Të gjitha këto shkallë   të shumta e të ndryshme  nga pikpamja e ndërtimit dhe  funksionimit të tyre bëjnë që qytetarët kinezë të mos e ndjejnë aspak peshën e qeverisjes qendrore në kuptimin e zgjidhjeve praktike të çështjeve jetësore komunale e rajonale të tyre. Sipas praktikave të Kinës në 60 vjetët e kaluar, veçanërisht në 40 vjetët pas fillimit të Reformës së Hapjes, sistemi I asambleve popullore  ofron garancinë e rëndësishme institucionale   për zhvillimin e shpejtë të ekonomisë kineze e të qëndrueshmërisë shoqërore afatgjatë. Etika konfuciane e gërshetuar me vlerat e qeverisjes moderne  bën që qytetari kinez të mos e përjetojë atë që quhet diskriminim, sepse barazia përpara ligjit dhe mosdiskriminimi janë në themel të kësaj doktrine.

Rritja e rolit të institucioneve  në jetën shoqërore mbart kuptimin  se shumica e ndërveprimit dhe e veprimtarisë njerëzore është e strukturuar në drejtim të rregullave të hapura ose të nënkuptuara. Qëndrueshmëria e institucioneve  në Kinë  buron nga fakti  se ato   krijojnë në mënyrë të dobishme pritshmëri për sjelljen e njerëzve. Ndërthurja harmonike  e aspiratave kombëtare, shoqërore dhe individuale- ky është qëllimi përfundimtar I një  lidershipi të suksesshëm. Duke qënë se në Kinë  këto aspirate janë ravijizuar në letër prej kohësh, aplikimi në realitet është bërë gradual duke vënë në aksion konceptet e hiearkisë së mirëkuptuar, meritokracisë dhe vizionit.
g.kosovari

Next Post
FOTO/ Del dokumenti! Kush ishin masonët shqiptarë: Lëvizjet për ngritjen e lozhës së Shkodrës

FOTO/ Del dokumenti! Kush ishin masonët shqiptarë: Lëvizjet për ngritjen e lozhës së Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In