• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokracia, apo Partia Demokratike në rrezik?

by Artur Ajazi
17/05/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ithtarët e Lulzim Bashës dhe mandatfituarit e Partisë Demokratike, mercenarët dhe pjesa më mediokre e saj, që pas 26 Majit, kanë nisur të thonë “demokracia në rrezik”, duke mohuar rrezikun që kanë brënda asaj partie. Një prej shpikjeve të humbësit serial, që (sipas Ristanit) edhe në 2011 nuk ka fituar me vota të lira postin e kryetarit të bashkisë në Tiranë. Dihet se atë “fitore” ja dhuroi tjetër kush. Por ç’rëndësi ka ajo tani. Më shumë vlen kokëfortësia dhe skenari i Lulzimit për të qëndruar në postin e kryetarit, edhe pse ka shpallur zgjedhjet e reja në parti. E ndërsa ishte parashikuar java e tretë e korrikut për zgjedhjet e reja, duket se Lulzimi e ka afruar dhe ka përcaktuar 13 Qershorin si datë finale.

Partia Demokratike ndodhet në situatën e saj më dramatike, ndërkohë që megafonët e kryetarit humbës në çdo medie nuk po rreshtin së thëni “demokracia në rrezik, ndaj duhet të rrijë Lulzimi kryetar”. Asnjëherë si më parë, demokracia brënda PD nuk ka qenë e rrezikuar, e shtypur, e dhunuar. Atje shtypet fjala e lirë, zëri kundër, atje thurren skenarë, intriga, montohen akuza dhe denoncime të rreme për cilindo që guxon dhe del kundër kryetarit humbës. Si ka mundësi të katandiset deri në këtë pikë partie e ideleve të dhjetorit ’90 ? Si asnjëherë më parë, brënda asaj partie janë krijuar shtresëzime të rrezikshme, që pritet tu mbyllin gojën kujdo që ka kurajon të kërkojë largimin e Lulit. A thua Berisha të ketë dalë jashtë loje, në gjithë këtë situatë dramatike që ka mbuluar partinë e tij? A thua të mos ketë forcë Berisha, të ndalë, apo dhe largojë “djalin” e tij politik, i cili ka humbur 5 palë zgjedhje dhe sërish ngul këmbë të mos largohet?

Mbledhja e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, u kthye në gallatë, por më kulminante ishte “zgjedhja” e Jemin Gjanës si kryetar i komisionit të zgjedhjes së kryetarit të ri. Një karagjozllëk që Lulzimi mendon se do ta shpëtojë nga largimi, i cili në rast se nuk bëhet në 13 Qershor, do të bëhet pas pak muajsh. Baza e Partisë Demokratike, ka 2-3 javë që shfryn dhe akuzon kryetarin për humbjen. Në rrethet kryesore si Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, Berati etj.. anëtarësia kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me kushtin që Basha të dorëhiqet, dhe vota të mos u imponohet. Rrjedhjet dhe largimet nga ajo parti janë të pandalshme. Ndërkohë që zëri kundër, i mbyllet çdo militanti, sekretari apo anëtari kryesie nga qendra në rrethe. Vallë kjo është demokracia sipas Lulzimit ? Cila demokraci është në rrezik, ajo e PD-së ? Sepse sot (jo si dikur) mund të kritikosh dhe denoncosh cilindo nga qeveria dhe Parlamenti, dhe je i lirë të shkruash kudo dhe çfardo mendimi apo opinioni që ke mbi politikanët. Meqenëse sekretarët dhe agjitriopët e Lulzimit po flasin për “demokracinë në rrezik”, dua tu kujtoj se në 1992 -1996, SHIK-u famëkeq, (strukturë dhe vegël bindëse e Partisë Demokratike) ndiqte dhe dhunonte qytetarët dhe gazetarët, merrte peng torturonte dhe vriste këdo që kishte guximin të akuzonte Sali Berishën apo ministrat e tij. Dihet se si kanë përfunduar edhe redaksi gazetash asokohe, madje edhe në 8 vitet e qeverisjes 2005-2013.

Atëhere për cilën “demokraci në rrezik” e kanë fjalën mercenarët e mandatuar dhe ekzaltuar të Lulzimit ? Ata që kapardisen me veshje të shtrenjta para votuesve, dhe u bëjnë propogandë me përralla vere atyre, mbi gjoja “vjedhje votash”, nuk e njohin as si nocion, termin demokraci. Një parti që nuk e njeh, dhe nuk e zbaton demokracinë brënda saj, nuk ka moralin të kërkojë “mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri”. Lulzimi që ka vendosur ta “mbrojë demokracinë” me jeminët, ervinët, gridat, tritanët, harron se pas 13 Qershorit, ai do të jetë një kryetar zullumqar, që vetëm qetësi dhe lumturi politike nuk do të ndjejë brënda vehtes.

Next Post
Nëse keni kaluar COVID/ Ç’duhet të dini për vaksinat, mutacionet e reja dhe sa rrezikoni të infektoheni

Sot pritet të mbërrijnë të tjera doza të vaksinës Pfizer/ Manastirliu: Ja për kë do të përdoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In