• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Demiraj: Ja numrat ku mund të bëni denoncimet tuaja

by A R
24/06/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj përgëzon të gjithë aktorët e përfshirë në këtë fushatë zgjedhore dhe veçanërisht qytetarët shqiptarë për zhvillimin e një fushate të qetë dhe përgjithësisht pa incidente serioze.

Ai inkurajon Policinë e Shtetit që të kryejë detyrën ligjore me përgjegjësi dhe përkushtim për garantimin e kushteve të nevojshme për të pasur një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt.

Ministri Demiraj përgëzon aksionet e Policisë në Shkodër dhe në Vlorë dhe kërkon nga Policia e Shtetit që të veprojnë në mënyrë më të vendosur ndaj personave të përfshirë në shit-blerje votash pa diskriminime partiake.

Ministri iu bën thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të qëndrojnë larg çdo veprimtarie të paligjshme zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve. Të zbatojnë me përpikmëri detyrat që iu ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal. Monitorimi i veprimtarisë së tyre është dhe do të jetë i rreptë deri në përfundim të procesit. Për çdo shkelje të konstuar masat do të jenë të ashpra për këdo të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të angazhohen për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të barabartë duke qenë aktiv në denoncimin e shkeljeve ligjore që kanë të bëjnë me përfshirjen e policisë në procesin zgjedhor apo për raste të shitblerjes së votës, intimidimit apo kërcënimit të votuesve dhe veprimeve të tjera të paligjshme.

Ministri sqaron se, qytetarët janë të ftuar të denoncojnë në numrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme 0694137777 (me sms, WhatsApp, Viber), si dhe në numrin falas të Policisë së Shtetit 0800 0 129./b.d

Next Post
Hashim Thaçi i mrekulluar me Arbëreshët

Hashim Thaçi i mrekulluar me Arbëreshët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In