• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmi real që na bëri Edi Rama

by Mero Baze
19/02/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka njëqind arsye për të kundërshtuar propozimin e Edi Ramës për një president honorifik të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe akoma më shumë arsye për padobishmërinë e tij. Është një nga ato gjërat që Edi Rama I bën me qejf për ti mbajtur miqtë e armiqtë rreth vetes, qoftë dhe duke e sharë.

Dhe duke qenë I tillë, nuk ja vlen të komentojmë Edi Ramën.

Reagimet e shqiptarëve ndaj Edi Ramës, duhet të na vlejnë për të kuptuar se sa rënd dhe sa joserioz jemi dhe kur kemi të drejt të jemi të ashpër me një politikan si ai.

Nëse Edi Rama do merret 30 sekonda seriozisht për atë që tha, duhet marr si një provokim ndaj Perëndimit dhe jo ndaj shqiptarëve. Nëse Perëndimi do ta marr seriozisht atë deklaratë, ka plot probleme që duhen parë në themel me linjat e politikës jashtëme shqiptare në rajon e më gjerë. Por perëndimi është I përmbajtur jo se I pëlqen deklarata , bile nuk e honeps dot fare atë retorikë, por di të bëj skonton e populizmit në Ballkan.

Kurse reagimet shqiptare janë një mjerim.

Pikësëpari përjahsto disa intelektual menjdehapur që kanë kapur të vetmin thelb problematik të këtij reagimi, që po të ishte serioz, ishte karshillëk ndaj Perëndimit ndaj statusit të sotëm të shqiptarëve në Bllkan, dhe një lloj dyshimi mbi të ardhmen e rrjedhave të Kosovës drejt Perëndimit, gjithë reagimet e tjera, nuk janë në funksion të dëmit që mund të bëj kjo deklaratë, por të halleve të gjithsecilit sikur kjo deklaratë u bë realitet.

Po ti shikosh reagimet shqiptare, e ti shtrydhësh ato, sidomos ato të Kosovës, duket sikur ajo që tha Edi Rama, u bë, dhe ata po mendojnë si po ua merr ky postin e presidentit kombëtar.

Dikush ka hall se Rama po fut në varësi Kosovën, a thua që ai e caktoi që Presidenti do jetë nga Gjirokastra, një palë tjetër ka hall se mos presidenti do zgidhet nga ata që mbjellin kanabis, e të tjerë që e përfytyrojnë President vet Edi Ramën.

Mjerimi është se në vend që shqiptarët të zbulojnë në këtë rast, mendjen e hapur properëndimore të tyre, dhe më së paku të tallen me këtë deklartë , ata sillen si një katund I vogël që bën sherr se kush do zgjidhet kryeplak. Bile mezi po pres dhe reagimet nga Presheva, Mali I ZI e Maqedonia të thonë dhe ata pse mos ta kemi dhe ne si përfaqësues atë presidentin e Ramës.

Në një farë mënre provokimi I Edi Ramës zbulon trishtueshëm mentalitetn shqiptar, mjerimin intelektual të debatit publik, dhe mungesën e një mendimi që të qëndrueshëm shqiptar rrett identitetit tonë dhe të ardhmes sonë në Evropë.

Mjafton një brockull populiste në një festë të Kosovës, ku dhe ashtu gati sa nuk u përmbys tavolina para festës nga një kryeministër ekscentrik, që sic kthen gotat me fund, apo hidhet në pishina me rroba pas pijes, po ashtu tenton të bëj politik, që ata, të cilët ndjekin debatin, të shikojnë se më joserioze, se ajo që tha Edi Rama, është ajo që thonë shqiptarët e tjerë pas tij.

Grupi I dytë I defiçentëve, janë të përcaktuarit si naconalist shqiptarë, andej e këtej kufirit,  të cilët janë të magjepsur nga ideja se kjo mund të ndodh, por u vjen inat që këtë ide e ka thënë dikush që ata e dinë që nuk e ka seriozisht. Por dhe ata shkëlqejnë me heshtjen e tyre si njerëz të kompleksuar që dëshmon se nacionalizmin e kanë idelogji pushteti dhe jo identitet. Vigjilentë ndaj idesë se mos historia I dokumenton si kundërshtarë të një “ideje kombëtare”, ata nuk dinë çtë bëjnë me këtë “hata” që u ka ndodhur dhe ata nuk janë pjesë e kësaj historie.

Dhe në fund natyrisht më të shëmtuar janë politikanët e Tiranës, të cilët Edi Rama, nuk ka nevojë ti tall si patriot, se I ka tallur si kundërshtarë, kur I ka fut në çadër për revolucion dhe I ka nxjerr për dy tendera në CEZ dhe një faturë pallati 13 milionë dollarë. Këta mendojnë se një president më shumë, është një hajdut më shumë, duke fyer kështu dhe Thaçin e Metën,  dhe akomë më keq, mendojnë se kjo gjë dhe mund të bëhet sikur presidentët e sotëm të mos ishin hajdut.

Ky është realist mjerimi antiperëndimor I shqiptarëve, dhe nëse ka bërë një dëm real Edi Rama me këtë deklaratë nuk është se ka mar ndonjë rrezik personal mbi supe, pasi ai di ta kthej në humor pas ca kohësh këtë gjë, por ka zbuliuar një mentalitet antiperëndimor, primitiv dhe të pastabilizuar, rreth çështjes shqiptare në rajon.

Njësoj siç ka zbuluar thelbin primitiv të shoqërisë serbe, duke I provokuar në Beograd, apo duke tërbuar nacionalizmin e vjetër grek me refuzimin katërvjeçar, tani na bëri dëm, duke na zbular çfarë mendojmë vërtet për veten tonë dhe Perëndimin.

Sdi të them nëse kjo që n aka bërë është moderne apo primitive për një politikan, por është një gjë e pashpirt ndaj banalitetit tonë. Dhe i vetmi dëm real që na ka bërë, nëse do flisja si propogandistë I “çështjes kombëtare”, siç “po na thërret atdheu”, sot.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Nuk i duam vetë investimet e huaja?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In