• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmi kolateral që po vuan Berisha prej ‘huthëve’ që krijoi kundër SHBA

by Ylli Pata
30/09/2025 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nuk është rastësi një koordinim në distancë të një grupi njerëzish pranë Partisë Demokratike, të cilët me zë të lartë po propozojnë Adriana Kalanë si kandidate e opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Duket qartë se grupi i cili ishte aktiv në 2 vitet e foltores pas shpalljes non grata, po kërkon shpërblimin e tij real politik nga Sali Berisha.

Kanë të gjithë arsyen për ta bërë këtë, pasi kanë qenë shumë aktivë për gjithë këto kohë, por nuk kanë përfituar asgjë në kuadrin politik dhe organizativ të Partisë Demokratike.

Maksimumi vende anëtarësh këshilli kombëtar, që është pesë me hiç, apo posti i Kalasë që ka zëvendësuar Jemin Gjanën, gjithashtu nuk ka asnjë peshë.

Ky grup kanë propozuar Adriana Kalanë si kandidate për kryetare bashkie, duke i çuar një mesazh të fortë doktorit, i cili natyrisht që nuk i shkon as në paradhomën e trurit që ta shikojë këtë si mundësi reale.

Në kohën që po bën gjithçka që të afrohet në administratën Trump që të zbusë çfarë është e mundur nga non grata, vendosja e kandidate për Tiranën, e personit që ka bërë thirrje për të sulmuar Ambasadën e SHBA në Tiranë, do të ishte një vetëvrasje politike.

Vendosja si kandidate për deputete në 11 maj, edhe pse jo relevante, sipas të gjitha gjasave, i ka kushtuar Berishës. Pasi Departamenti i Shtetit ka vendosur në dosjen e vet ato deklarata të çalltisura për të sulmuar Ambasadën. Sipas të gjitha gjasave Kalaja nuk kalon dot oqeanin jo sot, por gjithë jetën.

Megjithatë nuk është grupi i vetëm jashtë PD-së që po i shkakton dëme kolaterale doktorit në këto kohë. Në hapësirën rreth tij, lëvrijnë grupe të tjera që janë shpallur si radikalë, “konservatorë” e “antisorosianë”, të cilët depërtojnë më kollaj në publik, duke përdorur mjetet e lehta të komunikimit në kohën e rrjeteve sociale.

Në këto grupe ka nga të gjitha llojet: “profesorë” të frymëzuar nga MAGA përtej oqeanit dhe po kërkojnë ta implentojnë këtu, inatçorë me Fondacionin Soros në Tiranë, mitomanë e kosnpiracionistë, të të gjitha ngjyrave. Ku brenda janë edhe personazhet të lezeçëm e argëtues si profesori që tregoi si mundet Serbia-Jenisheri, e deri te ish-deputeti monarkik që i di origjinën çdo politikani në 7 breza.

Një pjesë e këtyre grupeve kanë kohë që kanë hyrë në një luftë me njëri-tjetrin, sa lufta e tyre në rrjeti është kthyer në epike, pasi bëjnë video e postime, duke hedhur arsenale me agjentë e financues të supozuar, duke rritur dozën e ilaritetin.

Megjithatë, në të gjithë këtë atmosferë, fakt është se ky aktivitet është mjaft viral dhe me audiencë të gjerë në rrjetet sociale. Pyetja është, nëse ky shikim vjen ngaqë shikuesit e shumtë e bëjnë për tu argëtuar, a kaluar kohën, apo realisht janë në një gjatësi vale me personazhet që ndjekin e simpatizojnë. Nëse është kjo e fundit, ky po që është problem për doktorin, ngase i rritet gropa e kurbës së “elektoratit gri”, pra atij që e ka braktisur.

Sali Berisha, në historinë e tij politike e ka përdorur shumë teorinë e “proxy”-ve në luftën e tij. Parti fantazma, ku kishin vetëm kryetarë apo thjeshte pak zyrtarë, të cilët kishin marrëdhënie të afërta me doktorin. Edhe pse në realitet nuk sillnin vota.

Këta proxy, siç tha Frederich Merz për Izraelin para ca kohësh, bënin “dirty ëork” për doktorin në çështje të ndryshme të karakterit militaro-diversionist. Ishin një lloj huthësh, që përdoreshin për të luftuar në raste e beteja të veçanta, kur do të duhej të shënjestrohesh ndonjë kundërshtar i “regjur”.

I mësuar me këtë taktikë alla iraniane, Berisha riaktivizoi proxy-t kur u përjashtua nga Lulzim Basha prej PD, pas shpalljes non grata prej qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me shpalljen e foltores, përkatësisht betejën për të marrë PD-në, Berisha dhe enturazhi i tij financiaro-mediatik, krijoi, financoi dhe mbështeti disa grupe “radikale” që vepronin në disa fronte.

Njëri fronti agresiv dhe sulmues kundër SHBA dhe ambasadores Yuri Kim, tjetri grupi i antisorosianëve pro-Trump, dhe grupe të tjera të lidhur me qarqe e vende të Lindjes së Mesme apo Turqinë.

Logjika qënronte, pasi kishte nevojë për të krijuar një “shoqëri civile radikale” fiks siç bën Sorosi në SHBA me mbështetjen e grupeve të majta radikale apo miliarderët e tjerë që mbështesin ekstremistë nga supermatistët e bardhë tek QUnanon etj. Nga ana tjetër edhe për të gjetur kontakte aralele që të çante izolimin ndërkombëtar.

Po tani, që ka marrë pushtetin në PD, thuajse të gjithë këto proxy, nuk janë gjë tjetër veçse havale të tij, e i duhet herët a vonë që t’i heqë qafe apo largojë sa më shumë. Kjo edhe për faktin, që të gjithë këto grupe, edhe pse mund të jenë “interesantë” në rrjeti sociale, nuk kanë asnjë votë në publik. Pasi ata sulmojnë non stop njëri-tjetrin e shajnë apo sulmojnë këdo.

Për këtë janë kthyer në mjeshtra, por politika në terren është diçka tjetë. Po a mund t’i largojë doktori aq kollaj huthët e tij? Këto ditë ata kanë nisur t’i kthehen edhe atij vetë./Tema

Next Post
“Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

“Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In