• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Dëmi i pakthyeshëm’/ Neurologu zbulon çfarë po ndodh me legjendën e Formula 1: Në gjendje vegjetative

by Java News
19/09/2020 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Legjenda e “Formula 1” pësoi një dëmtim traumatik të trurit shtatë vite më parë, pasi e përplasi kokën në disa shkëmbinj, ndërsa po bënte ski në alpet franceze më 2013. Michael Schumacher, i cili mbushi 50 vjeç më 3 janar 2019, nuk është parë në publik që nga aksidenti dhe thuhet se po merrte kujdes mjekësor, që kushton 115.000 £ në javë, në një strukturë mjekësore të adaptuar në shtëpinë e tij, buzë Liqenit të Gjenevës. Kostot e përgjithshme të trajtimit tani mendohet t’i kenë tejkaluar 20 milionë £.

Megjithatë, nuk ka pothuajse asgjë të njohur për gjendjen e tij aktuale shëndetësore. Specialisti i neurologjisë, me bazë në Cyrih, profesor Erich Riederer, kohët e fundit ka zbuluar mendimet e tij rreth legjendës gjermane. Ai tha, sipas “Grand Prix.news”: “Personalisht mendoj se ai është në një gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar, por nuk përgjigjet. Michael po merr frymë, zemra i rreh, ndoshta mund të bëjë hapa prej fëmije të vockël, me ndihmën e të tjerëve, por jo më shumë. Ky është maksimumi për të. A ka ndonjë shans për ta parë atë siç ishte para aksidentit? Unë me të vërtetë nuk mendoj kështu”.

Pavarësisht nga kjo pikëpamje mjaft e zymtë, një nga miqtë më të mirë të Schumacher, Jean Todt, i cili mbikëqyri pesë nga shtatë fitoret e gjermanit në “Formula 1” me “Ferrari”, shkoi ta vizitonte kohët e fundit dhe tha: “Ai po lufton. Zoti im, ne e dimë që bëri një aksident të tmerrshëm dhe fatkeq në skijim, i cili i ka shkaktuar shumë probleme. Por, ai ka një grua të mrekullueshme pranë, ka fëmijët, infermierët e tij, ndaj vetëm mund t’i urojmë më të mirën. Gjithashtu, i urojmë familjes më të mirën”.

Në të vërtetë, u raportua se Schumacher ende kënaqet duke parë garat e F1 dhe djalit të tij, Mick Schumacher, tani 21 vjeç. Ky i fundit po ndjek gjurmët e babait të tij, nën mbikëqyrjen e ish-shefit të “Ferrari”, Ross Brawn.

g.kosovari

Next Post
“Shqiponjat”, FNSH-ja e RENEA në aksion në ditën e 2-të: 21 të arrestuar, sekuestrohen armë zjarri, drogë e municione

“Shqiponjat”, FNSH-ja e RENEA në aksion në ditën e 2-të: 21 të arrestuar, sekuestrohen armë zjarri, drogë e municione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In