Edhe në Tiranë, tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Një pallat pranë Drejtorisë së Policisë ka pësuar dëme të mëdha. Një pjesë anësore e katiti të dytë është shembur dhe ka rënë në trotuar.
Pallati gjendet në rrugën Sami Frashëri shumë pranë Drejtorisë së Policisë. Edhe tek pallatet afër Kthesës së Kamzës është shembur një ballkon. Nga të dy vend ngjarjet fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.