Mijëra njerëz mbushën rrugët në Pamplona të Spanjës, aty ku po mbahet festivali San Fermin.
Për të përjetuar emocione të rralla, pjesëmarrësit rrezikuan jetën dhe shumë prej tyre u “fluturuan” në ajër nga demat në rrugët me kalldrëm të qytetit.
Në ditën e parë të këtij festivali u raportuan 6 persona të plagosur, por fatmirësisht asnjëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.