• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni/Palët ende s’janë takuar për kufirin Kosovë – Mali i Zi

by Java News
17/06/2018 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mars të këtij viti, pas 3 vitesh zvarritje, Kuvendi i Kosovës miratoi Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte njoftuar më pas për arritjen e një qëndrimi të përbashkët për rishikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq. Kryeministri Ramush Haradinaj, pati thënë se marrëveshja e re vendos rishikimin e pjesës së ujdisë që lidhet me përcaktimin e kufijve të dy zonave problematike, Çakorrit dhe Zhlepit.

Të dy patën thënë se janë pajtuar për të adresuar dhe korrigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Koha.net.

Qeveria e Kosovës tha se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të parashikuar, pra më shpejt se brenda dy vjetësh. Por, një gjë e tillë ende nuk ka filluar.

Shefi i Zyrës për informim në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka thënë se pret që një gjë e tillë të nisë së shpejti.

“Korrektimi i kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit do të nisë së shpejti sipas Marrëveshjes ndërmjet dy shteteve. Komisioni shtetëror për caktimin dhe menaxhimin e vijës kufitare e ka hartuar strategjinë për këtë proces dhe beson se do të përmbyllet në afat optimal”, ka thënë Matoshi në një përgjigje për Koha.net.

Më 4 qershor, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, i ka dorëzuar palës malazeze notën verbale të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, me të cilën është konfirmuar se Kosova i ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore – të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis dy vendeve. Marrëveshja hyri në fuqi po atë ditë.

Edhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë – Mali i Zi, Shpejtim Bulliqi, tha për Koha.net se pala kosovare është e gatshme për bisedime kur bëhet fjalë për korrektimin e vijës kufitare. Megjithatë, ende nuk ka ndodhur asnjë takim.

“Ajo çka mund të ju them është se deri më tani komisioni pjesë e të cilit jam, është marrë vetëm me çështje teknike të brendshme si dhe ka punuar në përgatitjen e strategjisë se si t’i qaset këtij procesi pasi që institucionet qendrore ekzekutive (Qeveria) t’i përfundojë procedurat diplomatike ndërshtetërore.

Tek javë më parë është bërë njoftimi për palën malazeze me anë të notës verbale se Kosova e ka ratifikuar projektligjin/marrëveshjen. Në ligj, gjegjësisht marrëveshjen mes presidentëve është përmendur mundësia e korrektimit, andaj kurdo që krijohen kushtet ne do të jemi të gatshëm. Ndërsa për afatet kohore nuk kam çka të shtoj pasi që është më shumë çështje diplomatike dhe nuk varet nga komisioni por nga institucione tjera”, tha Bulliqi.

Bulliqi tregoi se me palën malazeze deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë takim direkt.

Për sa i përket korrektimit të vijës kufitare, Bulliqi tha se beson se do të ndodhë kurdo që plotësohen afatet juridike-diplomatike sipas të drejtës ndërkombëtare.“Gjithashtu, sapo të na udhëzojnë institucionet tona përkatëse ne do të jemi të gatshëm të vazhdojmë punën tonë sipas mandatit që e kemi”, përfundoi Bulliqi.

Kujtojmë se sipas kësaj marrëveshjeje, Komisionet për Kufirin Shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës pritet të formojnë një trup punues të përbashkët që do të jetë përgjegjës për të kryer shënimin e kufirit shtetëror mes të dyja shteteve, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
“Partia nuk ka punë me Drejtësinë”, Rama përplaset në Dropull për arrestimet VIP

VIDEO/ Rama ironizon PD-në: Ja kush fshihet pas protestave të fuqishme në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In