• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demarkacioni kosovar, jugu i Shqipërisë dhe impotenca e Akademive të Shkencave

by Ben Andoni
27/08/2016 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Do edhe pak ditë që Kosova të votojë demarkacionin. Nga ajo që ndiqet në mjedisin kosovar, shikohet se votimi pro i saj më 1 Shtator do të sjellë pasoja katastrofike për mbarëvajtjen e parlamentit, por edhe konsakrimin e një arrogance qeveritare Thaçi-Mustafa-Veseli, që në këto kohët e fundit ka kaluar çdo cak cinizmi. Dhe, pas skandalit të përgjimeve, ku përfshihet e gjithë kupola e PDK-së (për fat, më në fund është vendosur të hetohet), Kosova nuk e ka më luksin që të ngutet në çështje të tilla, siç është Demarkacioni. Ndoshta e gjithë kjo energji mund të shkojë shumë mirë në gjetjen e modaliteteve për shtyrjen e saj dhe jo në prodhimin e lajmeve boshe, ku manipulohet dhe duket se të gjithë të huajt VIP kërkojnë zbatimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Jo shumë larg, për të gjithë problemin e demarkacionit, u realizua një tryezë, ku gati u përfshinë të gjithë palët kosovare, por që në fund degjeneroj me ofendime dhe jo me përplasje argumentesh dhe konkluzione konstruktive. Në publik, duket se ka dy palë antagoniste, ndërkohë që qëllimi i bashkon të gjithë, të paktën de jure, në moslënien e asnjë centimetri trualli kosovar hapësirës territoriale malazeze.

Por, mbase argumenti ynë do të humbte në detin e fjalëve, akuzave, nëse nuk do thoshim argumentin kryesor: pse janë gati me gjysmë zëri, strukturat e institucioneve studimore kosovare? Edhe pse e dimë se politika është e tillë në Kosovë e Shqipëri që ta mbyll gojën më keq se në komunizëm, pasi të kërcënon me bukën e gojës, është e pafalshme, që institucionalisht strukturat e Kosovës nuk kanë një qëndrim jashtë politikës. Ashtu si në Shqipëri me problemin e kufirit detar të Jugut, kur që prej Akademisë së Shkencave, duke vazhduar tek universitetet dhe institutet e topografisë heshtën, i vunë minus staturës së tyre, por edhe çështjes kombëtare me qëndrimin inekzistent.

Me pak fjalë, nëse akademitë reciproke në Prishtinë e Tiranë nuk i kemi për probleme madhore, siç janë këto, kur duhet një mendim shkencor i argumentuar, po për çfarë na duhen vallë? Në rastin e Shqipërisë, do duhej një specialist në pension Myslim Pasha, që edhe pse e ofenduan, e nëpërkëmbën, arriti të tregonte dhe të argumentonte të vërtetën, atë për të cilën sot e kësaj dite nuk skuqet askush në Tiranë. Ndaj Kosova, në një rast të tillë, nuk e gjen gjë të presë dhe të merret me çështje reale, që e shqetësojnë vendin (vetëm 35 ligje të miratuara), kurse problemin e kufirit mund ta shtyjë, për t’u lënë vend specialistëve që të tregojnë dhe argumentojnë realitetin. Ku futet politika ka interesa, po ku janë specialistët atdhedashës, transmetohet besim. Nëse politikanët e dy vendeve tona nuk i respektojnë edhe në këto raste Akademitë e Shkencave, më mirë t’i mbyllin. Le t’i mbajnë ato maqedonët dhe malazezët, fqinjët tanë, për të na degjeneruar sistematikisht, me argumente që shpesh ua dhurojmë dhe vetë. Bëjeni politikanë! Shkencëtarët që nuk bëzajnë, u mjaftojnë ato privilegjet meskine për t’ua mbyllur gojën dhe për të firmosur gjithçka, që ju doni. Nëpërkëmbni të qetë dhe shkencën, mbase e meritojmë të poshtërohemi dhe nga indiferenca e të ashtuquajturit trurit tonë.

(JavaNews)

Next Post
Memaliaj, asgjësohen 6500 rrënjë kanabis

Memaliaj, asgjësohen 6500 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In