• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demagogjia e Kurtit, si vazhdim i keq i paraardhësve të tij?!

by Ben Andoni
17/07/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do kishte një peshë për demagogjinë në Ballkan, atë mund ta shohësh realisht në atë që sjellin pasojat e liderit që e ushtron atë. Në rastin e Kurtit gjërat po tregojnë shumë më tepër. Veç zhgënjimit të madh për një ish-lider opozite që dikur ndiqte me pasuesit e tij këmba-këmbës këdo që etiketonte si kundërshtar, kurse sot i arreston dhunshëm por më shumë kësaj i shtohet drejtimi pa sens që po i bën vendit të tij dhe mbi të gjitha ato që dikur shpallte si kauza .

Dhe, ka ende edhe pak ditë të tjera të gëzoj fitoren e madhe që i fali naiviteti skajor i njerëzve më shkurt, që në të vërtetë e meritonin një drejtim të paprovuar deri më tash. Veçse, inercia e suksesit elektoral të politikanit Kurti dhe bashkëpunëtores së tij, Osmani, tregoi se ishin thjesht ndërmjetës të zotët të dëshirave dhe shpresave të së ardhmes së kosovarëve, por aspak çlirues të shqetësimeve të tyre të pakufishme.

Në ditët e fundit kolegët kosovarë i kanë përmendur shumë gjëra, por shqetësues është se tek njeriu që e kërkonte transparencën deri në detaje, nuk arriti të bënte në 100 ditshin e punës së saj, apo si u shprehën kosovarët, një çikëz transparencë: “e vetmja që deri më tani, që nuk ka publikuar Planin e Punës, për tre muaj”.

“Edhe pse ata e kanë publikuar planin e qeverisë për katër vjetët e ardhshme, ne e kemi të pamundur të bëjmë një vlerësim të aktiviteteve të cilat ata planifikojnë të investojnë në vitin 2021. Pra, plani i aktiviteteve të qeverisë ende nuk është publikuar. Për ne kjo është shumë shqetësuese sepse i jep mundësi qeverisë të marrë vendime ad-hoc për çështje specifike”, citon Radio Evropa e Lirë, një përfaqësues të organizatës FOL.

Por qasja më e dhimbshme ishte ajo që ndodhi me Deçanin në ditët e fundit dhe vonesën skajore të përballjes, ku kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në një seminar në Greqi dhe vazhdon ende të udhëtojë jashtë vendit, në një nga momentet më të vështira të qeverisjes së tij. Do të mjaftonin plot tre ditë që qeveria e tij më në fund të reagonte për një qytet që është vetëm 100 kilometra larg Prishtinës dhe me pasoja helmimi të mëdha të publikut!!!

“Një nga paradokset për demagogjinë është se ajo është njëkohësisht e paturpshme dhe e fiksuar me nderin”, shkruan ― Patricia Roberts-Miller, tek “Demagoguery and Democracy”. Dhe turpërimi që vjen prej sojit të demagogëve lidhet me paqëndrueshmërinë, paaftësinë për mbrojtje të arsyeshme, sepse në fakt tashmë i kanë shmangur parimet e dikurit apo duke sulmuar kundërshtarët që në të vërtetë kundërshtojnë dhe që i nxjerrin hapur përpara të së ashtuquajturës nder i tyre.

Kurrë më të sikletshme nuk kanë qenë marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, nën drejtimin e Albin Kurtit, që për demagogji flet për kombin. Dhe, kurrë Shqipëria me Kosovën nuk kanë këtë lloj ndarje absurde dhe mungese bashkëpunimi, madje edhe kur Shqipëria i ofron dorën e ndihmës. Për fat shqiptarët e këtej dhe andej kufirit nuk janë as Kurti dhe as Rama.

Megjithatë, për Kurtin gjërat janë normale. Në mbledhjen e qeverisë, të mbajtur më 30 qershor, kryeministri Kurti numëroi arritjet e 100 ditëve të qeverisjes së tij: “Janë marrë 144 vendime dhe se prioritet i qeverisë se tij, fillimisht ka qenë menaxhimi i pandemisë. Janë përmbushur premtimet bazë për menaxhimin e pandemisë”. Këtu e mbylli i qetë se bëri të duhurën.

Në ditët në vazhdim do kemi njoftime të tjera për Kurtin, por pesha e demagogëve si ai është e pamatshme. Këtë e pamë në gjuhën e dhunës që përdori orët e fundit ndaj ish-bashkë partiakëve, që tashmë kanë partinë e tyre PSD por edhe me ndodhitë e Deçanit. Më shumë akoma, demagogjia është nga ato gjëra që i kanë dërrmuar shqiptarët në dekada. Një njeri, si Kurti, që ka sot aq pushtet duhet ta dijë prej formimit të tij. Përndryshe, do të konsiderohet edhe si një zgjatim edhe më i keq i paraardhësve të tij. (Javanews)

Next Post
Mbeturinat prej dy ditësh në flakë, ankohen qindra familje të Poliçanit

Zjarr në kodrinat e Matomarës/ Qindra rrënjë ullinj “nën pushtetin” e flakëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In