Partia Socialiste ka marre 2764 vota kundrejt 2103 te LSI dhe 978 te PD. Per here te pare pas shume vitesh delvinjotet kane votuar ne shumice Partine Socialiste. Delvina njihej prej vitesh si nje bastion i LSI, e cila ka edhe bashkine e qytetit me kryetar Rigels Balilin, nipin e Klement Balilit.
Pikerisht Delvina ishte edhe zona qe prodhoi me shume konflikte dhe tensione diten e zgjedhjeve. Bako Balili, vellai i Klement Balilit dhe xhaxhai i kryetarit te Bashkise, u akuzua per nje skeme per blerjen e votave kundrejt shumave prej 50 euro. Ceshtja eshte ne hetim nga prokuroria. Rezultati i PS ne Delvine konsiderohet si nje fitore ndaj sistemit te te forteve qe mbledhin vota personale dhe i shkembejne me favore te partive.