Rreth 1 kg lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar nga policia ndërsa tre persona kanë rënë në pranga si posedues të drogës. Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Finiqi”, ku si rezultat ka arrestuar Arben Kanina 43 vjeç, Gëzim Mixha 49 vjeç si dhe 17 vjeçarin me iniciale M.K.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave u krye në kuadër të proçedimit penal të nisur me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë që në vitin 2014. Specialistët e Sektorit Për Narkotikët pas hetimeve disa mujore kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme rreth ores 19:00 në qytetin e Delvines teksa të arrestuarit ishin duke presuar lëndën narkotike, të cilën dyshohet se do ta trafikonin më pas ne drejtim te Greqise.
Sakaq në cilësinë e provës material krahas 1 kg heroinë, janë sekuestruar 2 karikatora arme zjarri model 56 me fishekë të kalibrit 7.62mm si dhe 6 aparate telefonike.
Policia po heton për perfshirjen e personave të tjerë të përfshirë në kete veprimtari kriminale, ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Redaksia Online
(Javanews.al)










