Një incident me pasojë plagosjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në në fshatin Kopaçëz, Delvinë.
I dyshuari i identifikuar me inicialet K.N., 73 vjeç, banues në Delvinë ka plagosur me armë 48-vjeçarin M.D., banues në Mirditë.
I plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit u shkaktua për motive të dobëta, njofton policia.
Shërbimet e policisë së Delvinës dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda arritën në vendngjarje ku arrestuan autorin e dyshuar dhe bllokuuan armën e zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
g.kosovari